Ekstradohet nga Roma i dënuari me 17 vite burg
Ekstradimi i këtij shtetasi u bë nga Roma e Italisë, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me një vendim të vitit 2005, e ka dënuar shtetasin Çukajn, me 17 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”.
Në shtator 2001, shtetasi Ardian Çukaj, në bashkëpunim me shtetasin Haxhi Aliaj, me anë të mashtrimit kanë dërguar në Itali shtetasen F. A., me qëllim për ta shfrytëzuar këtë të fundit për prostitucion. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 04.11.2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Ardian Çukaj.