E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 40-vjeçari, dyshohet për përdhunim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare nga lagjja Bathore në kryeqytet. Ilir Peraj është vënë në pranga nga policia, pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur masën e sigurisë "arrest në burg". "Për shtetasin Ilir Peraj u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, lindur në Shkodër dhe banues në Kamzë.
Ndaj tij, Gjykata e Apelit ka vendosur masën ‘arrest me burg‘, për veprat penale të ‘kanosjes‘, ‘marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura‘, si dhe të ‘shkaktimit të vetëvrasjes‘", thanë burimet zyrtare nga Policia e Tiranës. Sipas saj, një 20-vjeçare nga Bathorja ka rënë viktimë e përdhunimit. Ngjarja ka ndodhur në datën 20 shtator në ambientet e një lokali, ku shtetasi Ilir Peraj nga Shkodra, por banues në Tiranë, me anën e dhunës fizike dhe asaj psikologjike, ka detyruar një vajzë 20-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Nga veprimet hetimore policia ka konstatuar se pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, vajza ka tentuar të vrasë veten. Sipas deklarimeve të vajzës në polici, ajo është marrë në rrugë prej 40-vjeçarit Ilir Peraj, i cili prej disa kohësh i kishte shfaqur simpatinë e tij që kishte ndaj 20-vjeçares. Mirëpo duke qenë se përgjigjja e saj kishte qenë negative, Ilir Peraj ka planifikuar që çështjen me 20-vjeçaren të mos e mbyllte pa shfryrë epshet seksuale të tij. 40-vjeçari Peraj ka pritur derisa "e dashura" e tij të mbaronte mësimin. Sapo ajo është gjendur e vetme në rrugë, përpara saj është shfaqur shtetasi Ilir Peraj, i cili mësohet t‘i ketë ofruar një ftesë për kafe 20-vjeçares. Duke qenë se ajo ka refuzuar ftesën e 40-vjeçarit, ky i fundit ka insistuar, pasi, sipas tij, kjo do ishte ftesa e fundit dhe më tej nuk do i dilte më në rrugë. E ndodhur në këto kushte, 20-vjeçaria ka pranuar ftesën, mirëpo sapo kanë hyrë në ambientet e një lokali që ndodhet tek Nish Tulla 3, në afërsi të urës së Institutit Bujqësor Kamzë, e dëmtuara ka rënë pre e dhunës fizike dhe asaj psikologjike. Ajo është përpjekur të largohet nga duart e 40-vjeçarit, por këtë gjë nuk e ka arritur dot, pasi i arrestuari Ilir Peraj e ka goditur me grushte të dëmtuarën. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar sërish me forcë me qytën e armës, duke e kërcënuar se do e vriste nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. E ndodhur në një gjendje shoku, të krijuar nga frika dhe nga dhimbjet që kishte marrë nga goditjet e forta, 20-vjeçaria i ka dhënë "ok" kërkesës së 40-vjeçarit Ilir Peraj, i cili nuk ka dashur t‘ia dijë për lutjet dhe lotët e vajzës. Pasi ka kryer marrëdhënie me të dëmtuarën, mësohet se kjo e fundit i ka kërkuar 40-vjeçarit Peraj që ai ta linte të lirë. Mirëpo kërkesa e saj nuk është miratuar, pasi shkodrani ka vazhduar ta godasë atë në pjesë të ndryshme të trupit. Veç rrahjes Peraj e ka kërcënuar me vdekje për disa orë të tëra 20-vjeçaren, në mënyrë që kjo e fundit të mos e denonconte në polici. Mirëpo, duke marrë fjalën e saj se ajo nuk do kryente denoncim, si dhe s‘do i tregonte anëtarëve të familjes, 40-vjeçari e ka lënë të lirë. Pasi shpëtoi nga duart e "maniakut" vajza u bind se duhet të kishte qenë më mirë të kishte vdekur, se sa të kryente të njëjtin gabim për t‘i plotësuar shijet seksuale të 40-vjeçarit Ilir Peraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›