E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcjellja e të dhënave pa kërkesë

Pa ndikuar në hetimet dhe procedimet e tyre penale dhe duke respektuar kushtet e reciprocitetit, autoritetet gjyqësore vendase mund t‘ju transferojnë pa kërkesë autoriteteve gjyqësore kompetente, informacion që lidhet me veprat penale e që ato e kanë grumbulluar gjatë hetimeve. Ato vlerësojnë se përcjellja e informacionit të tillë mund të ndihmojë në fillimin e një hetimi ose procedimi penal, apo nëse ai mund të çojë në paraqitjen e një kërkese për ndihmë juridike. Autoriteti gjyqësor kompetent do të kërkojë nga autoritetet gjyqësore të huaja që kanë marrë informacionin e referuar në paragrafin nr. 1 të këtij neni, që të informohen mbi masat e marra në lidhje me informacionin e përcjellë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›