E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i tatimorëve, abuzimet që realizuan

Prokuroria e Tiranës thotë se ekspertët kontabël kanë mashtruar tatimet me rimbursimet e TVSH-së së disa firmave inekzistente, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 300 mijë eurosh. Të paktën kjo është shifra zyrtare e dëmit e llogaritur nga materialet paraprake të hetuesve, ndërsa shtohet se shuma mund të katërfishohet nëse ekspertët e drejtorisë së tatimeve do të verifikojnë të gjithë aktivitetin kriminal të ekspertëve kontabël. Sipas akuzës, këta ekspertë kontabël kanë abuzuar me fondet, duke krijuar një firmë, e cila nuk kishte asnjë lloj aktiviteti, por me letra funksiononte normal. Firma me të cilën merreshin paratë nga buxheti i shtetit ishte me seli në Elbasan. Emri i shoqërisë është "Klodi" dhe funksiononte vetëm me letra. Drejtuesit e shoqërisë pa aktivitet plotësonin formularë dhe i paraqisnin në zyrat e tatim-taksave për të marrë vlerën e shtuar mbi TVSH-në. Ndërkohë që asnjë prej të akuzuarve nuk e ka pranuar akuzën. Gjykata ka marrë edhe masën e arrestit shtëpiak për bashkëshorten e Kosta Trebickës. Brunela Trebicka dyshohet se ka kryer të njëjta abuzime dhe falsifikime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›