Blair si President i Europës
Nëse nuk ndodh ndonjë aksident i paparashikueshëm, apo nëse në momentin e fundit nuk ngadhënjen ndonjë kandidat tjetër, funksioni i ri i Presidentit të Europës duket se po e fton Tony Blair-in. Është një çështje tjetër se cilat do të jenë kompetencat dhe çfarë mund të arrijë në funksionin e ri ish-kryeministri i Britanisë. Roli i Presidentit të përhershëm, i krijuar me Traktatin e Lisbonës (nëse ky dokument ratifikohet më në fund edhe nga çekët), vjen me një mandat prej dy vjet e gjysmë, me mundësi që të ripërtërihet edhe një herë dhe parashihet që Presidenti t‘i kryesojë katër samitet vjetore të kryesuesve të qeverive të shteteve anëtare të BE-së.
Përtej kësaj, kapaciteti dhe obligimet e Presidentit në pjesën më të madhe nuk janë definuar ende. Por, ideja është që të emërohet një person, i cili gëzon reputacion dhe respekt ndërkombëtar, që mund të flasë për Europën e Bashkuar në skenën botërore, në koordinim me shefin e vet të ri për politikë të jashtme. Diplomatët dhe analistët europianë theksojnë se Blair aktualisht është favorit absolut, pasi gëzon përkrahjen e pesë shteteve më të mëdha anëtare të unionit, edhe pse me një nivel të ndryshëm të entuziazmit. Ai aktualisht mbështetet nga Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, një aleat i Blair-it, mirëpo ajo që befason edhe më shumë është se mbështetja atij i vjen edhe nga ana e Kryeministrit socialist të Spanjës, Jose Luis Zapatero, i cili nuk e ka harruar ndihmën e Blair-it në luftën kundër dhunës së ushtruar nga ana e organizatës separatiste baske, ETA.
Vota vendimtare është ajo e Gjermanisë, ekonomisë më të madhe në Europë. Para se t‘i fitonte zgjedhjet federative, të cilat u zhvilluan muajin e kaluar, për kancelaren Angela Merkel është thënë se ka "ngurruar" në lidhje me kandidaturën e Blair-it. Por, ajo tani do ta kryesojë koalicionin e qendrës së djathtë dhe nuk do të pengohet më nga partnerët e saj të deritanishëm në koalicion, socialdemokratët, të cilët kanë kritikuar rolin e Blair-it në Irak. Edhe pse mendohet se Merkel ende nuk është e entuziazmuar nga ideja që Blair të emërohet për president të BE-së, nuk pritet që Berlini ta bllokojë emërimin e tij. "Gjermania është vendimtare. Blair do ta marrë funksionin nëse Gjermania vendos mos ta bllokojë atë, apo nëse disa shtete më të vogla anëtare nuk bashkohen përreth ndonjë kandidati tjetër", thotë Charles Grant, nga Qendra për Reforma Europiane.
Blair mund të llogarisë edhe mbështetjen e Rumanisë dhe Bullgarisë, sepse pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai është angazhuar për anëtarësimin e tyre në NATO, që ndodhi në vitin 2004. Gjithashtu, Blair e ka edhe mbështetjen e shteteve të Europës Qendrore, siç është Çekia. Përveç Blair-it, si kandidatë të tjerë për funksionin e presidentit përmenden edhe ish-kryeministri i Spanjës, Felipe Gonzales, Kryeministri i Holandës, Jan Balkenende dhe ish-kryeministri i Finlandës, Paavo Liponnen. Analistët theksojnë se asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk e ka profilin ndërkombëtar të Blair-it, i cili ka marrëdhënie të qëndrueshme me burrështetasit si Barack Obama, Vladimir Putin dhe Hu Jintao. Megjithatë, mbështetja e Blair-it për luftën në Irak dhe marrëdhëniet e tij të ngushta me George Bush, kanë bërë që e majta europiane të rreshtohet kundër tij.