Masat, bllokohen 64 leje qarkullimi
Vazhdojnë masat e policisë rrugore, ku vetëm gjatë ditës së djeshme kanë bllokuar 64 leje qarkullimi. Sipas të dhënave zyrtare, kontrolle dhe masa ndëshkuese janë ndërmarrë edhe gjatë ditës së djeshme, ku janë pezulluar për mosshlyerje të detyrimeve 64 leje qarkullimi të automjeteve. Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative, u arkëtuan nga Posta Shqiptare 680 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. Nga ana tjetër, vetëm dje në Qarkun e Tiranës, nga shërbimet e policisë janë konstatuar dhe vendosur 570 masa administrative, si dhe janë bllokuar gjashtë leje për drejtim automjeti. Njëherësh, shërbimi i Policisë së Tiranës fton të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të zbatuar me përpikëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor.