E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 53-vjeçari, donte të viste bashkëfshatarin

Fier- Një grindje për motive të dobëta për pak është kthyer në një tragjedi. Është dashur ndërhyrja e policisë që të ndalonte 53-vjeçarin, teksa po tentonte të vriste me armë gjahu bashkëfshatarin e tij.

Ka qenë një denoncim në polici lidhur me një grindje midis dy bashkfshatarëve në fshatin Kafaraj, komuna Frakull të rrethit të Fierit, që ka sjellë me urgjencë grupin e gatshëm të policisë.

“Shtetasi Barjam Xhafa, 53-vjeç, banues nga fshati Kafaraj është arrestuar nga policia për veprën penale të vrasjes të mbetur në tentativë”- thanë burimet policore, duke shtuar se i ndaluari ka dashur të vrasë me armë gjahu shtetasin F.A, 59-vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Arma është sekuestruar me cilësinë e provës materiale, ndërkohë që dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›