Fier, arrestohet për kanabis kryeplaku 64-vjeç
Fier- Aksioni i policisë për asgjësimin e bimës narkotike, kanabis sativa ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Libofshë të rrethit të Fierit.
Sipas policisë së komisariatit të Fierit ka qenë seksioni i luftës kundër narkotkëve, që sot ka arretsuar dy shtetas. “Shtetasja Xhulieta Marini, 45-vjeç, banuese në fshatin Libofshë dhe bashkë me të edhe kryeplaku, shtetasi Vlash Bardhi”- thanë burimet policore.
Nga hetimet paraprake, gruaja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, kurse kryeplaku për shpërdorim të detyrës, pasi nuk ka respektuar ligjin, sipas të cilit duhet të kishte sinjalizuar për mbjelljen e hashashit në zonën e tij.
“Gjatë kontrollit të bërë në pronën e shtetases Marini janë gjetur bimë narkotike kanabis sativa, mbjellë mes drurëve frutorë”- thanë burimet policore, duke shtuar se mbi kryeplakun rëndon vepra penale e shpërdorimit të detyrës.