E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: Athina negocion vetëm për çështjen e emrit

Athina do të negociojë vetëm për çështjen emrit në bisedimet të cilat udhëhiqen nga ndërmjetësuesi, Metju Nimiç, ka deklaruar shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani për gazetën greke “Express”.

Bakojanis këtë e ka thënë me rastin e ftesës së ndërmjetësuesit Nimiç, për fillimin e një raundi të ri bisedimesh për emrin, më 14 dhe 15 gusht në Nju Jork me negociatorët, Nikolla Dimitrov dhe Adamantis Vasilakis.

Siç njofton gazeta, ministrja greke ka theksuar se, raundi i ri i negociatave për emrin do të filloj me qëndrimet tashmë të njohura për opinionin e gjërë.

Autoritetet greke vazhdojnë të mohojnë egzistencën e pakicës maqedonase në Greqi. Athina zyrtarte disa herë përsëritur se me Maqedoninë do të negociojnë vetëm për çështjen e emrit. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›