Certifikatat e printuara gati për javën tjetër
Tiranë- Certifikatat e printuara do të shpërndahen për qytetarët javën e ardhshme nëpër Zyrat e Gjendjes Civile të Tiranës.
Lajmi është njoftuar sot nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, gjatë një takimi që pati në mjediset e Ministrisë së Brendshme me kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës, ku i'u komunikoi detyrat e fundit para aplikimit të shërbimit për dhënien e çertifikatavetë printuara.
"Shpërndarja e çertifikatave në formë të printuar, do të shkurtojë kohën e shërbimit për qytetarët e po kështu do të ketë sigurinë maksimale, pasi të dhënat do të merren nga database elektronik, tashmë te pastruara nga dublikimet dhe te çertifikuara", tha ai.
Sipas tij, do të ketë mekanizma të duhur të teknologjisë së informacionit për të mos lejuar në asnjë mënyrë gabime apo edhe keqpërdorime të mundshme në shërbimin e dhënies së çertifikatave në formë të printuar.