DASH: Gërdeci në listën e tragjedive botërore
Problemi i rrezikshëm i municioneve të vjetruara në botë vazhdon të jetë i pranishëm. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje një raport, hartuar nga koloneli George Zahaczeësky, ku numëron incidentet e ndodhura në botë. Mes shpëthimeve me pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve ku janë shënuar edhe viktima renditet ngjarja e ndodhur në Gërdec.
Koloneli i ushtrisë amerikane dhe ish kreu i Departamentit Amrikan të Mbrojtjes për çminimet, George Zahaczeësky në një raport të cilësuar “Depot e Rrezikshme” ka numëruar 137 incidentet botërore, mes të cilave edhe Gërdecin.
“Në këtë tragjedi nga pakujdesia e madhe gjatë demontimit humbën jetën 26 persona, u plagosën më shumë se 300 të tjerë, ndërkohë që qindra shtëpi u rrënuan”- thuhet në raport, ku kujtohet edhe ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, ku pakujdesia me armët mori shumë jetë njerëzish.
Raporti specifikon si shkak të tragjedisë municionet e vjetëruar, mungesën e mirëmbajtjes së tyre, paketimin e keq e të tjerë.
Më tej numërohen incidentet e ndodhura në vende të ndryshme të botës, gjithnjë me shkak shpërthimet nga municionet.
“Katastrofa nga shpërthimet ndodhën në një depozitë armatimi në një zonë të populluar të Uzbekistanit dhe në Bullgari”- thuhet më tej në raport.
Këto depo të rrezikshme, sipas raportit kanë ende potencial të madh për të krijuar sërish viktima, ndaj duhet bërë shumë kujdes.