Arrestohet 54-vjecari, i dyshuari si autor i plagosjes se te riut tek "Akuadromi"
Tirane- I dyshuari si autori i plagosjes se 22-vjecarit ne pishine, tek "Akuadromi" eshte vene ne pranga mengjesin e djeshem. Ai eshte Sahit Dyberi, 54-vjec. Sipas burimeve nga policia Dyberi, emigrant ne Angli eshte vene ne pranga pas verifikimeve dhe kontrolleve te ushtruara ne zonen ku ai banonte, ku u krye me pas verifikimi. Dyberi dyshohet te kete qelluar me pistolete 22-vjecarin Marglen Cani, pas nje konflikti per nje femer. Sipas hetimeve te kryera ne vendin e ngjarjes, dyshohet se 54-vjecari kishte shkuar tek pishinat e "Akuadromit", prane Liqenit Artificial, se bashku me bashkeshorten e tij. Ne nje moment i demtuari dhe i dyshuari si autor, jane konfliktuar me njeri-tjetrin me fjale, debat i cili eshte mbyllur per momentin. Ora shenonte 18:00 kur Cani dhe Dyberi kane nisur serish te grinden me njeri-tjetrin, sherr i cili ka degjeneruar me pas ne perdorimin e armeve. Pas plagosjes se Canit me nje plumb ne kembe, Dyberi ka hipur ne automjetin e tij "Range Rover", me targa te huaja dhe me pas eshte larguar ne drejtim te paditur, duke u arrestuar vetem mengjesin e djeshem. Cani ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak Tirane. Mbi 54-vjecarin policia ka ngritur akuzen e "plagosjes se rende me dashje" dhe "armembajtjes pa leje".
R.C
R.C