Gjykata le ne burg Allaraj, akuzohet per vrasjen
Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per Shaban Allaraj, te akuzuar per vepren penale te "vrasjes". Gjate caktimit te mases se sigurise, i pandehuri nuk ka pranuar te jape deklarime para gjyqtarit te gatshem Artan Broci. Ndersa mbrojtesi i tij, kerkoi nje mase sigurie me te bute. Nderkohe qe prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", pasi mbi 52-vjecarin ka prova bindese per ngjarjen e ndodhur kater dite me pare. Po ashtu prokurori pretendoi se i pandehuri, perbente rrezikshmeri shoqerore. Gjykata pasi degjoi te dyja palet vendosi te lere ne fuqi kerkesen e akuzes. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri, ka ndodhur ne Sauk te vjeter, ku viktima Ylli Tahiri, eshte qelluar me thike disa here ne trup. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, dyshohet se shkak i kesaj zenke ka qene rrahja e djalit te autorit nga ana e viktimes. Mesohet se i biri i autorit, i kishte vjedhur disa hekura viktimes. Pas ketij veprimi i mituri kishte shkuar serish tek vendi ku kreu vjedhjen, per t'i shitur hekurishtet. I acaruar nga ky fakt, Tahiri ka rrahur djalin e autorit Allaraj. Veprimi i kryer ka sjelle edhe reagimin e prinderve. Mesohet se 52-vjecari ka tentuar te sqarohet me Tahirin, por me pas ai ka nxjerre nje thike qe e mbante me vete dhe e ka qelluar disa here, duke i shkaktuar vdekjen.
R.C
R.C