E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 74-vjeçari, vrau 3-vjeçaren me bombë në Delvinë

Në pranga ra shtetasi  Selman Ruhan Mehmeti, vjeç 74, banues në lagjen “ Xhermahallë” –Delvinë.

Ky shtetas dy ditë më parë në lagjen “Lejla Malo” në Delvinë pas një konflikti pronësie dyshohet të ketë hedhur një  granatë në banesën e  komshiut të tij shtetasit S. B., 50-vjeç.

Për pasojë, mbeti e vdekur shtetasja S. Z., 3-vjeç, ndërsa mbetën të plagosur shtetasit A. Z, 35-vjeç, (nëna e vajzës 3-vjeçare)  banuese në lagjen ”Xhermahallë”, dhe është plagosur lehtë shtetasi L. Z., 37-vjeç (babai i vajzës ) si dhe komshija B. V., 68-vjeç.  Në momentin e konfliktit të katër shtetasit e dëmtuar ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale. /Start/

                                                                                             2011-06-27 10:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›