Kompleksiteti i çështjes “Meta”, gjyqi më 11 korrik

Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë u njoh me kërkesat e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me çështjen penale të ngritur ndaj Metës.
Prokurori i çështjes, Bujar Sheshi i kërkoi trupit gjykues zhvillimin e procesit gjyqësor. Ai ka kërkuar nga Gjykata e Lartë të rrëzojë si të pabaza kërkesat e avokatëve të Metës për pavlefshmëri të hetimeve.
Në seancë avokati i Metës, Petrit Serjani, kërkoi që të shpallen të pavlefshme hetimet e prokurorisë me pretendimin se janë të kundraligjshme. Avokati Serjani, listoi një sërë shkeljesh që sipas tij, ishin kryer nga prokuroria, ndër të cilat, zhvillimin e hetimeve ndaj Metës në kohën, kur ai ishte me imunitet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. "Hetimet ndaj Metës janë realizuar pa u marrë më parë autorizimi i Kuvendit", tha avokati, duke kërkuar pushimin e çështjes.
Pas kësaj, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë vendosi të shtynte seancën për shkak kompleksitetit të çështjes siç e konsideron kjo gjykatë. Në fillim të këtij viti, u transmetua një video-kasetë ku Meta shihej me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti duke diskutuar për dhënien me koncesion të një tenderi hidrocentrali. Videoja ishte regjistruar nga vetë Prifti, çka solli më pas edhe protestat e opozitës, duke kulmuar më 21 janar me demonstratën e përgjakshme. /S.Lleshi/Start/
2011-06-27 14:01