E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultura dhe Mjedisi "ngrijnë" punen te sheshi "Skenderbej" Rozeta Rapushi

Ministria e Mjedisit urdheroi dje pezullimin e menjehershem te punimeve ne sheshin "Skenderbej", me argumentin se bashkia e Tiranes, nuk ka lejen mjedisore perkatese. Si dhe gjobiti me 2 milione leke bashkine e kryeqytetit per kundravajtje. Kryeinspektori i Mjedisit, Ilir Bala, tha dje se punimet ne shesh pezullohen menjehere, per shkak te mungeses se lejes mjedisore. "Kjo veprimtari ne baze te ligjit per mbrojtjen e mjedisit duhet te pajiset me nje leje mjedisi, por aktualisht eshte pa leje mjedisi", tha kryeinspektori i Mjedisit, Bala. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", Bala hodhi poshte edhe pretendimet e bashkise se Tiranes, se nje leje te tille e paska marre prej kohesh. "Bashkia e Tiranes nuk ka marre leje mjedisore, sikurse pretendon. Neve nuk na rezulton asnje leje, pasi sipas procedures, i protokollojme kerkesat qe na vijne", sqaroi Bala. Sipas tij, per sa i perket numrit te protokollit dhe dates se lejes qe ka publikuar bashkia, shkresa mund te jete bere nga bashkia por ne Ministrine e Mjedisit nuk eshte depozituar. "Bashkia e Tiranes mund te kete protokolluar ndonje kerkese per leje mjedisore, por ne nuk na ka ardhur. Nese punimet vazhdojne ne shesh, pavaresisht pezullimit te bere prej nesh, atehere ne do te studiojme legjislacionin, per te bere ato qe na lejon hapesira ligjore", theksoi Bala. Sipas tij menjehere pas ketij urdhri inspektoret e Ministrise se Mjedisit, do te nisin inspektimet ne shesh, nderkohe qe bashkise se Tiranes, iu dorezua edhe gjoba me vleren prej 2 milione lekesh, per kundravajtje. Ne te njejten kohe edhe ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, akuzoi bashkine e Tiranes se punimet ne sheshin "Skenderbej" jane pa baza ligjore dhe kunder cdo procedure. "Nderhyrjet jane pa baza ligjore. Kur Edi Rama ka qene minister i Kultures, me vendim te Keshillit te Ministrave e shpallen sheshin pjese te Monumenteve te Kultures, ndaj punimet po behen ne nje Monument Kulture, i cili ne vend qe te prishet duhet te mbrohet", tha Xhaferri. Per rrjedhoje, sipas tij, cdo vendim qe merret nga pushteti lokal, Keshillat e Rregullimit te Territorit per zonat qe jane monumente kulture, ne qofte se nuk miratohen ne Keshillin Kombetar te Restaurimeve, jane te pavlefshme. Ministri shtoi se Edi Rama ne prill te 2008 i ka kerkuar Institutit te Monumenteve te Kultures qe te miratoje projekt-idene e tij, per rehabilitimin e sheshit "Skenderbej" dhe Keshilli Kombetar i Restaurimeve vendosi kufizime dhe ndryshime, per nderhyrjet qe duhen bere ne kete shesh. "Keshilli vendosi qe pendenca (pjerresia) e sheshit te propozuar te mos kaloje 1% si dhe te mos lejohet ndertimi i 2 ndertesave ne aksin e bulevardit "Zogu i Pare", si dhe midis Muzeut Historik Kombetar dhe Bankes se Shqiperise", vijoi Xhaferri.
Bumci: Rama po shkaterron banesat tiranase
Partia Demokratike do te vere ne levizje Keshillin Bashkiak per prishjen e rrethimeve te disa banesave ne qender te kryeqytetit nga bashkia e Tiranes, e cila i konsideroi si ndertime pa leje. Ne emer te kesaj force politike, deputeti demokrat Aldo Bumci, doli ne mbrojtje dje te banoreve te kater banesave te vjetra tiranase, rrethimet e te cilave u shemben dje ne mengjes nga inspektorati i Bashkise se Tiranes, ne pjesen e pasme te godines se 15-kateshit. "Bashkia e Tiranes ka cenuar pronen private, vetem pak metra nga sheshi "Skenderbej", duke i konsideruar ndertime pa leje. Bashkia e Tiranes deklaron se i ndermerr veprimet per rikonstruksionin e rruges "Urani Pano", per te shmangur kompensimin e banoreve, pasi nese duhet t'i prishe rrethimet per ndertimin e nje rruge te re, atehere duhet te kompensoje qytetaret e prekur", reagoi Bumci. Sipas tij, kushtetuta dhe ligjet e vendit kane procedura se si behet shpronesimi i nje prone ne funksion te nje vepre publike. "Duke e konsideruar kete nje akt te shemtuar e banditesk, une i siguroj banoret se per PD-ne, prona eshte e shenjte ndaj dhe do te vere ne levizje Keshillin Bashkiak qe e drejta te shkoje ne vend dhe pergjegjesit para drejtesise", paralajmeroi deputeti demokrat. Qytetaret i kane kundershtuar keto veprime duke thene se nuk jane lajmeruar dhe nuk jane shpronesuar per objektet dhe token ne pronesi te tyre.
Nderkohe qe bashkia pohon se objektet e shembura, ndodheshin ne rrezen e Unazes se qendres e cila do te hapet me qellim "frymemarrjen" e trafikut, nderkohe qe kalimi ne sheshin "Skenderbej" do te jete i bllokuar.
Kryeministri Berisha, kerkoi dialog me Ramen per sheshin
Kryeministri Sali Berisha, ftoi pak dite me pare publikisht kundershtarin e tij politik, Edi Rama, qe sheshit "Skenderbej" t'i shtrohet nje shtrese bitumi, deri sa per kete shesh te behet nje studim i gjere dhe te vendoset, nese do te behet vetem per kembesoret apo jo. Pak dite me pare, Berisha e ftoi kryesocialistin per bashkepunim, dialog qe ne 28 nentor 2012 ne pervjetorin e pavaresise, Shqiperise t'i jepet nje shesh per te qene. Nderkohe qe theksoi se nuk mund te lejoje kurrsesi nje shesh te thate, vetem me peme, pa makina, pa treg dhe kafene ne te, qe do te rendonte tej mase trafikun ne kryeqytet dhe nuk do te zgjidhe se ku do te shkojne makinat. Sipas tij qeveria eshte e gatshme ta ndihmojme Edi Ramen, por nuk mund te lejojme, qe makinat qe kalojne ne shesh te perqendrohen nga nje segment i vetem qe kalon nga Hotel "Peza" tek Insigu. Ndaj sipas kryeministrit, eshte i domosdoshem nje studim i thelluar per trafikun, duke propozuar qe te merret kompania me serioze e studimit te trafikut dhe se bashku me kryetarin e baskise, Edi Rama t'i jepet zgjidhje qe nese sheshi behet i pakalueshem per makina, te gjendet vendi se ku do te qarkullojne ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›