Arrestohet Kristo, akuzohet per thirrje terroriste
Tirane- Arrestohet Artan Kristo, nje besimtar mysliman qe bente pjese ne rrymen radikale ekstremiste selefiste dhe vehabiste. Arrestimi i tij u be rreth ores 16:30 te dites se djeshme, ne qytetin ku ai banonte ne Durres, pas nje aksioni te Drejtorise se Policise se Tiranes.
Hetimi
Ne baze te nje njoftimi zyrtar, Prokuroria e Pergjithshme njofton se, ne daten 27 gusht 2009 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka regjistruar ndaj tij, procedimin per vepren penale te "Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandes per kryerjen e veprave me qellim terroriste", parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Hetimet e ketij procedimi penal jane kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe per hetimin sa me te plote te ceshtjes, jane shfrytezuar nje numer i madh mjetesh per kerkimin e proves, perfshi dhe ato te karakterit teknik, thuhet ne kete njoftim. Sipas Prokurorise se Pergjithshme, deri ne kete faze te hetimit, ne nje analize te te gjithe te dhenave te grumbulluara, eshte konkluduar se ka te dhena te mjaftueshme qe shtetasi Artan Kristo, ka kryer vepren penale te mesiperme. Ne keto rrethana, mbi bazen e kerkeses se prokurorise, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka caktuar masen e sigurimit "arrest me burg", ndaj te dyshuarit Artan Kristo.
Dyshimet per Kriston
Artan Kristo eshte nje nga emrat e njohur ne komunitetin mysliman per prirjet e tij ekstremiste. Ai njihet ne kete rreth me emrin Muhamed Abdullah. Ne qershor te vitit 2006, Artan Kristo, u ndalua nga policia si i dyshuar per vrasjen e ish-kreut te Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, ne zyren e tij, ngjarje e ndodhur ne 13 janar te vitit 2003 ne Tirane. Dyshimet rreth tij linden pasi rezultonte se viktima dhe i dyshuari, kishin prej kohesh konflikte shume te ashpra mes tyre. Kristo u ndalua kur sapo ishte kthyer nga Egjipti. Ne ate kohe, ndalimi i tij u krye ne Durres dhe me pas u soll ne Tirane, ku u more ne pyetje rreth vrasjes. Pasi u mbajt per dy dite i ndaluar, Kristo u lirua nga Policia e Tiranes, per mungese provash.
Konflikti me Tivarin
Dy vjet para se te vritej Salih Tivari, Kristo, ishte emeruar perfaqesues i fondacionit "Al Haramain", ne Shqiperi. Me vendim te qeverise shqiptare ne vitin 2004, ky fondacion ishte ne listen e financuesve te terrorizmit. Ky fondacion kishte kerkuar te realizonte investime ne Shqiperi, por me kusht qe parate te depozitoheshin ne arken e Komunitetit Mysliman dhe me pas, te investoheshin si financime te ketij institucioni. Nje gje e tille ishte kundershtuar ne ate kohe nga Salih Tivari. Pak muaj para vrasjes se ish-Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, ndodhi edhe konflikti me kete te fundit, ne nje mbledhje ne Xhamine e Durresit. Pasi kane shkembyer fjale, Artan Kristo dhe nje person tjeter me iniciale G.D., kane dale nga ambienti ku zhvillohej mbledhja dhe kane mbyllur deren e Xhamise per kater ore, duke mos lejuar daljen e Tivarit dhe pjesemarresve te tjere nga mbledhja. Konflikti eshte zgjidhur me nderhyrjen e policise, e cila eshte lajmeruar nga disa persona te pranishem ne vendin e ngjarjes. Efektivat blu te Durresit, kane nderhyre duke bere te mundur daljen e Tivarit dhe personave te tjere nga Xhamia. Kjo ngjarje u quajt si nje incident nga Policia e Durresit, ndersa askush nuk u kujtua per konfliktin, deri pas vrasjes se Tivarit.
Prokuroria: Thirrjet terroriste, nga nje adrese selefiste
Prokuroria e Pergjithshme ne njoftimin e saj zyrtar, sqaron se i akuzuari Artan Kristo ka bere thirrjet nxitese ne nje faqe interneti me kete adrese: www.albselefet.net. Prokuroria sakteson se keto thirrje, perbejne vepren penale "Nxitje, thirrje publike dhe propagandes per kryerjen e veprave me qellim terroriste". Sipas organit me te larte te akuzes, ne saje te hetimeve dy mujore te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, u arrit te identifikohet se keto thirrje nxitese, vinin nga Artan Kristo, megjithese ai gjate ketyre botimeve ne faqe, ka perdorur nje emer tjeter. Rrymat ekstremiste islamike selefiste dhe vehabiste, jane pranuar se ekzistojne edhe nga ish krere te Komunitetit Mysliman qe pas viteve '90. Ish-kreu i ketij komuniteti ne ate kohe, Hafiz Sabri Koci, pranonte ekzistencen e rrymave te ndryshme fetare, vec asaj qe propagandohej zyrtarisht ne Xhami. Rrymat e cilesuara si ekstremiste, jane selefiste dhe vehabiste. Financuesit e ketyre rrymave, kane qene fondacionet bamirese islamike, mes te cileve dhe "Al-Haramain".
Vrasja e Tivarit, asnje person nen akuze
Vrasja e bujshme e ish-Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, ben pjese ne vrasjet e bujshme te pas viteve '90, qe rezulton si pa autor. Me 13 janar te vitit 2003, rreth ores 08.30 te mengjesit, u vra brenda ne zyren e tij, ne seline e Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, 58 vjec. Tivari, me detyre Sekretar i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman, banues ne Durres u gjet i vrare me tre plumba. Pas marrjes ne pyetje te shume personave, ne cilesine e deshmitareve dhe te dyshuarve si autore te ngjarjes, policia mbylli dosjen per mungese provash.