E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse e inkurajojme dramen shqiptare

Interviste me regjisorin austriak Christian Papke, kryetari i Jurise nderkombetare te konkursit te drames. Duhet kujtuar se Konkursi austriak i drames: "Te flasim mbi kufijte" synon qe kete te kete dhe pjesemarrjen e gjere te autoreve shqiptareve. Megjithese, jo shpejt, ende ka kohe per pjesemarrje

Christian Papke, regjisori austriak, eshte serish para shqiptareve. Kete here, si kryetari i Jurise nderkombetare te konkursit te drames, ai inkurajon autoret shqiptare, qe te shkruajne ne nje konkurs nderkombetar te hapur per te gjithe kategorite e krijuesve. Ne kete interviste, ai perkujton dhe njehere procedurat, por deshiron serish te inkurajoje krijuesit shqiptare per shpalosjen e temave te tyre. Pak kohe me pare, ai vuri ne skene ne skenen e Teatrit Kombetar "Forca e zakonit", e shkruar ne vitin 1974, nje premiere absolute me rastin 20-vjetorit te vdekjes se Bernhard-it. Grupi i aktoreve ishte teresisht shqiptare. Ne rolet kryesore interpretuan Vasjan Lami, pastaj Neritan Licaj dhe Arben Derhemi. Pjesa u perkthye cilesisht nga Jonila Godole, krijuese dhe publiciste e njohur.

Z. Papke, ku konsiston projekti "Te flasim mbi kufijte" dhe kujt i drejtohet ai?

"Konkursi austriak i drames "Te flasim mbi kufijte" eshte nje projekt nderkombetar austriak qe po zhvillohet prej pese vjetesh ne rajonin e Evropes Juglindore, per vit ne nje vend te ndryshem. Kete vit jane ftuar autoret shqiptare te shkruajne nje veper te re per kufijte ne cdo kuptim: Nga ana tematike duhet te trajtohet ndjenja e njerezve sot ne Shqiperi ne kohen e ndryshimeve demokratike. Edhe autoret joprofesionale jane te ftuar te marrin pjese. Konkursi eshte i hapur per te gjithe ata, qe kane nje histori per te treguar. Nje histori qe transmeton nje panorame te re te Shqiperise e qe te ben te kuptosh me mire ndjenjat e njerezve".

C'rregulla do te ndiqen?

"Rregullat e pjesemarrjes jane te thjeshta: Vepra duhet te jete e re (e pabotuar dhe e pavene ne skene). Pjesa duhet te luhet nga maksimumi pese aktore. Dhe meqe tekstet e anonimizuara do te shqyrtohen nga nje juri nderkombetare (perbere nga pese anetare), duhet qe krahas tekstit origjinal te ofrohet edhe nje perkthim i thjeshte (jo profesional) ne anglisht".

Kur eshte afati i fundit i dorezimit?

"Tekstet mund te dergohen via E-Mail deri me 20. Dhjetor 2009 ose me poste ne Austri. Adresa e postes eshte: PEN-Club, Sticheort: Drama Contest, Bankgasse 8, 1010 Vienna. Ose me Mail ne: info@penclub.at apo office@talkingaboutborders.eu (nen emrin: Drama Contest Albania 2009)

Ne rolin e ideatorit dhe drejtuesit te projektit te konkursit, une personalisht dhe zyra ime jemi gjithmone ne dispozicion te te interesuarve. Ne rastet kur nuk u kthehet pergjigje dergesave, mund te telefononi ne numrin 00 43 6767 3333 44 ose te pyesni ne adresen: office@papke.at (duke vendosur: Drama Contest Albania 2009)".

Kush qendron pas ketij projekti?

"Mbeshtetes te projektit jane ministria austriake per Ceshtje Evropiane dhe nderkombetare), P.E.N.-Club austriak, Teatri Kombetar i Tiranes dhe Ministria e Kultures".

Cili eshte perfitimi i autoreve nga ky konkurs?

"Te marresh pjese me nje pjese teatrale ne kete projekt eshte e rendesishme ne tre drejtime: 1.) ideale, per te treguar produktivitetin kreativ te Shqiperise jashte kufijve te saj. Sa me shume tekste te dorezohen, aq me i fuqishem do te jete finalizimi artistik. 2) Fituesi perfton nje cmim monetar prej 3.500 Euro. 3.) Teksti do te perkthehet profesionalisht ne gjermanisht dhe do te shperndahet ne te gjithe hapesiren gjermanishtfolese me nje tirazh fillestar prej 11.000 kopjesh, dhe cdo teater do te njihet me tekstin".

Z.Papke, cili eshte mendimi juaj per Shqiperine?

"Une e kam njohur Shqiperine si nje vend poetik. Rralle kam ndjere ne ajer kaq shume histori, si ketu. Njerezit kane ende dicka per te rrefyer. Natyrisht qe mua me intereson botekuptimi i njerezve te ketij vendi, mentalitetit te tyre. Shpesh emri i Shqiperise lidhet me nje nocion me antik dhe deri diku te mbushur me kundershti. Ky projekt kerkon te jap kontribut pikerisht ne ate qe te flitet per keto kufij perceptimi dhe ne kete menyre edhe per t'i ndryshuar ato paksa. Arti duhet te tregoje rruge, te ofroje perspektiva per nje te neserme me te mire. Se paku per mua kjo ka qene perhere e rendesishme".

Ju keni qene edhe regjisori i drames se Thomas Bernhard "Forca e Zakonit" qe u shfaq me sukses ne Teatrin Kombetar. Me c'pershtypje mbetet nga puna juaj ketu?

"Vetem nje gje mund t'ju them: Jam krenar per ansamblin tim dhe ate qe mundem te krijojme se bashku ne Teatrin Kombetar. Edhe nje here, i falenderoj te gjithe ata qe ndihmuan ne kete projekt. Kjo vlen edhe per personat qe punuan pas kuintave dhe qe me kane ndihmuar me entuziazem qysh ne fillim, edhe pa me njohur fare personalisht, vetem pse kishin besim ne krijimin e dickaje te bukur. Per mua ketu qendron edhe nje pjese e sharmit te Shqiperise. Dhe fundja kudo eshte keshtu: Se bashku jemi me te forte. Keshtu qe dergimi i teksteve te autoreve shqiptare do te bente qe te mesonim edhe me shume per njeri-tjetrin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›