Arrestohet Mirash Miza, qëlloi për vdekje motrën
I dyshuari për vrasjen e të motrës, ngjarjes së rëndë që ndodhu mesditën e sotme në Mat është arrestuar nga policia.
Pak minuta më parë policia njoftoi se është arrestuar shtetasi, Mirash, Miza, 40 vjeç, i cili qëlloi për vdekje të motrën e tij, Shqipe Miza, 27 vjeç. Sipas policisë ende nuk janë të qarta motivet e zënkës, që më pas kanë çuar në ngjarjen tragjike.
Ngjarja e rëndë është shënuar sot në fshatin Madhesht të komunë Ulëz. Menjëherë policia konfirmoi vrasjen, duke shtuar se viktima ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
