PD: Deklaratat e Topit se e larguam, qesharake
Partia Demokratike ka reagua lidhur me deklarimet e një dite më parë të Kreut të Shtetit Bamir Topi gjatë një interviste për emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla.
Deputeti Edi Paloka tha se tashmë u zbulua misteri se përse Bamir Topi na qenka prishur me PD-në dhe Sali Berishën.
Duke iu referuar deklarimeve të Topit, i cili tha se, PD tashmë për të është një kapitull i mbyllur, duke shtuar se, e kanë mbyllur pikërisht ata që me sa duket e pritën atë ditë që të më largojnë me ngritje në detyrë.
Për këtë, deputeti Paloka u shpreh se Topi qenka prishur me PD sepse Partia Demokratike e paske kandiduar për President në mënyrë të dhunshme, kundër dëshirës së tij dhe vullnetit të tij.
84 deputetë, të majtë e të djathtë e paskan detyruar me dhunë që të qëndrojë në karrigen e Presidentit, dhe këtë na e zbulon pak ditë para mbarimit të mandatit- tha Paloka.
Paloka i kujtoi Presidenti Topi, se PD e mori e bëri ministër, nënkryetar të PD-së, kryetarë të grupit parlamentarë të PD-së dhe pastaj President të Republikës, vetëm se një ditë donte ta hiqte qafe. Këto deklarata, tha Paloka, janë qesharake.