E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vrarë, 2 të plagosur, dyshohet për pronën

TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në periferi të Tiranës, në Bathore. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Shpëtim Kaçi ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë për jetën janë Selvi dhe Nazmi Islamaj.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak ku po marrin ndihmën e parë.

Nga të dhënat mësohet se motiv për përplasjen me armë mes banorëve ka qenë një konflikt për pronën.

Policia është në vendngjarje, nga ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›