Arrestohet Sali Lusha, kundërshtoi fizikisht policinë
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Kavajë
Ish-truproja e Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit ka qenë President, është bërë sërish faktor problematik për rendin dhe qetësinë publike. Policia e Kavajës ka njoftuar dje së janë arrestuar dhe shoqëruar në qeli Sali Lusha, ish-badigard i Berishës dhe shtatë të rinj, të cilët kanë kundërshtuar forcat e policisë, teksa këta të fundit i kishin kërkuar që të ulej muzika e lokalit për ruajtjen e qetësisë publike. Lusha, së bashku me shtatë të rinjtë e tjerë, kanë kundërshtuar fizikisht policinë dhe nuk kanë zbatuar urdhrin e tyre për uljen e muzikës. Është dashur nevoja e ndërhyrjes së forcave të tjera policore për të shuar sherrin mes të ndaluarve dhe policisë. Ende nuk pohohet zyrtarisht nëse të arrestuarit ishin nën efektin e alkoolit apo jo, por bëhet me dije se sjellja e tyre ka qenë tepër e ashpër përballë forcave të policisë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga janë vënë shtetasit Sali Lusha, Visar Kashari, Shkëlzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muça. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, por gjithashtu mbi ta do të rëndojë edhe akuza e “Kundërshtimit të punonjësve të policisë”.
Ngjarja
Debati mes policisë dhe Sali Lushës ka ndodhur pak pas mesnate kur uniformat blu të Komisariatit të Policisë së Kavajas kanë ushtruar kontroll në zonën e bregdetit për të sanksionuar të gjitha subjektet që nuk kishin zbatuar urdhrin. Në kuadër të minimizimit të ndotjes akustike, efektivët e policisë kanë ndërhyrë edhe në kompleksin “Rio” që është pronë e të arrestuarit Lusha. Por Sali Lusha, pronar i kompleksit në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” nuk u është bindur efektivave të policisë, të cilët i kanë kërkuar ulje të volumit të muzikës në lokalin e tij. Në këtë debat janë përshirë dhe 7 të rinj, për të cilët gjithashtu është prerë fletarresti. Të rinjtë Visar Kashari, Shkëlzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muça janë arrestuar në të njëjtën akuzë, kundërshtim të forcave të policisë dhe prishje të qetësisë publike.
Lusha
Kjo nuk është hera e parë që Sali Lusha ka probleme me policinë. Nga policia ai është cilësuar si një shtetas problematik, pasi herë pas here ka regjistruar përplasje me policinë. Ka qenë i akuzuar për disa vepra penale, por, aktualisht është jashtë këtyre dosjeve, e jo me vendime të gjykatave. Sali Lusha ka qenë një ndër të akuzuarit kryesorë të dosjes së 14 shtatorit. Është një tjetër i dalë nga qelia për arsye shëndetësore: ftohje e rëndë. Ai ka paguar për këtë liri të kushtëzuar 15 mijë dollarë. Ka qenë një nga të pandehurit e grupit të tretë të dosjes së “14 shtatorit” dhe akuzohej si pjesëmarrës në drejtimin e revoltave të armatosura të shtatorit të 98-ës. Sali Lusha fitoi dhe azil politik në Belgjikë, por aktualisht ai ndodhet në vendin tonë dhe menaxhon kompleksin “Rio” pranë plazhit të Golemit, e cila është pronë e tij.
Policia: “Nuk do të mbyllim asnjë subjekt”
Jeta e natës në zonat bregdetare nuk do të ndërpritet. Policia e Shtetit sqaroi dje vendimin e një dite më parë ku urdhëronte që pas orës 24:00 të gjitha lokalet dhe restorantet do të pushonin së funksionuari në kuadër të ndalimit të ndotjes akustike. Sipas njoftimit te Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk bëhet fjalë për bllokim të aktivitetit pas orës 24:00 për ato ambiente ku luhet muzikë e lartë, por që të gjitha lokalet, pubet dhe restorantet që ushtrojnë një aktivitet të tillë do të jenë të detyruara të ulin volumin, deri në atë masë që të mos përbëjnë shqetësim për qytetaret. Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sqaron opinionin publik në lidhje me njoftim e bërë një ditë më parë për ndotjen akustike në zonat turistike se: Nuk do të mbyllet asnjë disko, klub nate, bar, restorant etj. që vazhdojnë të punojnë pas orës 24.00 nga dita e hënë deri ditën e enjte dhe pas orës 02.00 për ditët e premte dhe e shtunë në rast se do të eliminojnë ndotjen akustike pas kësaj ore.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2009