E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet autori, vrau dje me thikë babain e 2 fëmijëve

Policia e ka kapur teksa 35 vjecari qe i mori jeten dje nje bashkefshatari te tij teksa tentoi te fshihej. Zbardhet ngjarja qe i mori jeten babait te dy femijeve qe sot jane jetime per shkak te ngrindjes qe nisi pas dhunimit te prones 

TIRANE-Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së një personi dje në Lushnjë pas një sherri banal për bagëtitë. Luftar Sharka, 35 vjec nga Hysgjokaj e Lushnjës u arrestua sot në një banesë në një fshat të Peqinit gjatë tentitativës për tu fshehur nga policia. Ai vrau dje me thokë shtetasin Ilir Leka 33 vjec, baba i dy fëmijëve.
Sharka akuzohet për "vrasje me dashje"; "shkatërrim i pronës së tjetrit" dhe "mbajtje të armëve të ftohta pa leje".
Konflikti mes Sharkës dhe Lekës kulmoi dje pasi prej disa ditësh, bagëtitë në pronësi të familjes Sharka kullosnin si pa të keq në tokat në pronësi të familjes Leka. Fillimisht, kryefamiljari Ilir Leka nuk ka bërë fjalë për dëmtimin e pronës së tij nga bagëtitë e bashkëfshatarit. 33-vjeçari Leka ka nisur të shqetësohet dhe të rebelohet kur ka konstatuar se familja Sharka vazhdonte t'i cenonte pronën. Përplasja mes dy kryefamiljarëve u shënua paraditen e djeshme rreth orës 09:00. Burime policore pohojnë se Ilir Leka ishte duke kryer punët e ditës, kur ka vënë re se Luftar Sharka po kulloste lopën në tokat e tij. I revoltuar, 33-vjeçari i ka kërkuar llogari bashkëfshatarit për dëmtimin pa asnjë shkak dhe në mënyrë sistematike të pronës së tij. Ndërkaq, mësohet se 35-vjeçari, ndonëse fajtor, i ka bërë "karshillëk" viktimës. Kaq ka mjaftuar që të nisë sherri mes tyre.
Sipas hetuesve të çështjes, Ilir Leka dhe Luftar Sharka kanë shkëmbyer sharje të ndërsjella dhe më pas janë përleshur trup më trup. Në sherr e sipër, Sharka ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe e ka qëlluar tri herë në trup Lekën duke e plagosur rëndë. Pas krimit, vrasësi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Banorë të fshatit që kanë qenë aty afër, kanë shpejtuar t'i vinë në ndihmë babait të dy fëmijëve. 33-vjeçari Leka është transportuar urgjentisht për në spitalin e Lushnjës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia e shpalli dje në kërkim Sharkën dhe pasi krehu zonat nga Hysgjokaj e Lushnjës e deri pranë Elbasanit, mundi ta kapë autorin në një fshat të Peqinit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›