Hashash i fshehur ne rroba per te burgosurit

Policia e burgjeve kapi te denuarin me 40 grame hashash te futur ne qeline e tij
TIRAN- Selim Rama edhe pse i izoluar ne qelite e paraburgimit Jordan Misja ne pritje te procesit te trete gjyqesor ku ne dy prej tyre eshte deklaruar fajtor per disa vepra penale dhe eshte denuar me rreth 3 vite burg vazhdon te mbaje dhe shese hashash. Sipas burimeve zyrtare te policise mesohet se ne trupin e 22 vjecarit Rama gjate kontrollit rutine i jane gjetur 7 qese te mbushura me 40 gram hashash.
Lenden narkotike mendohet se 22- vjecari Rama e ka siguruar nga miqte e tij qe ndodhen jashte institucionit te paraburgimit. Edhe burimet zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve e kane konfirmuar kete fakt duke u shprehur se dyshohet se hashashi eshte futur nepermjet rrobave dhe ushqimet qe cdo i paraburgosur merr nga familjaret.
Po hetohet per te zbardhur menyren e futjes se kesaj lende narkotike ne institucionin e paraburgimit-thane zyrtaret e burgjeve per Shekullin. Nderkaq nga ana tjeter burimet zyrtare te Policise njoftuan se rreth ores 1100 te dites se marte ne ambientet e burgu 313 eshte kapur ne flagrance nga punonjesit e ketij institucioni me nje sasi lende narkotike prej 40 gram hashash i denuari Selim Rama banues ne Yzberisht.
Ndaj ketij personi tashme jane dhene vendime denimi per perkrahje te autorit te nje krimi largim nga vendi i qendrimit kundershtim te punonjesve te rendit mos bindje ndaj urdhrave te punonjesve te rendit.
Ndersa po gjykohet per akuzen e kundershtim te punonjesve te policise se rendit publik dhe Fyerjes per shkak te detyres. Gjate kontrollit te ushtruar nga punonjesit e paraburgimit Jordan Misja iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale bime narkotike e dyshuar hashash e cila ishte e fshehur ne rrobat e tij te veshura dhe e futur ne shtate qese te ndryshme-thane burimet e policise te cilet i kane referuar dosjen penale Prokurorise per akuzen e Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve.