E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet drogë në burgun e Durrësit

Autori i Lajmit: red.
Policia gjen drogë në Institucionin e Edukimit në Durrës, në kërkim poseduesit e saj. Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se dje në tarracën e një objekti, ofiçinë, që ndodhet brenda territorit të Institucionit të Edukimit Durrës, tre metra në anën perëndimore të tij, është gjetur nga punonjësit e policisë së këtij Institucioni një sasi prej 11.05 gramë bimë e dyshuar si bimë narkotike Canabis Sativa. Sipas të njëjtave burime, mësohet se lënda ka qenë e mbështjellë në një qese farmaceutike të tejdukshme. Ndërkohë që efektivat blu kanë kryer të gjitha veprimet e para hetimore dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›