E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet adoleshenti, i vuri zjarrin fabrikës së polisterolit

03/04/2005  TIRANË- Zbulohet adoleshenti që i vuri zjarrin 4 ditë më parë magazinës italiane të polisterolit. Nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mësohet se autori i kësaj vepre penale është 18-vjeccari M.V., lindur në Dibër e banues në Tiranë. Gjithashtu burimet e policisë bënë të ditur se vepra penale që ai ka konsumuar parashikohet nga neni 151 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kanë kaluar për kompetencë të mëtejshme organit të akuzës. Gjithsesi burime të Komisariatit numër 4, i cili ka kryer edhe arrestimin e adoleshentit, thanë dje se vënia e zjarrit është kryer me dashje me një ccakmak. Ndërkaq, ende po hetohet për lidhjet e 18-vjeccarit me pronarin italian të magazinës së polisterolit, ndonëse nga verifikimet paraprake rezulton se të dy palët nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Duke u nisur nga ky fakt, ekspertët e policisë i kanë dërguar materialet në Prokurori, për të verifikuar dyshimet nëse adoleshentin e kanë paguar konkurrentë të pronarit italian të magazinës së polisterolit. Kutitë e polisterolit të firmës italiane u dogjën katër ditë më parë në Babrru të Tiranës. Në orët e pasdites një zjarr i fuqishëm ka përfshirë magazinën e një shtetasi italian, i cili është pronar i disa kompanive të fuqishme të materialeve të ndërtimit në kryeqytet. Burime policore thanë dje se pas një telefonate në drejtim të zjarrfikëseve, këto të fundit janë nisur menjëherë në rrugën "5 Maji", në afërsi të fshatit Babrru të kryeqytetit, ku ishte sinjalizuar zjarri në firmën e shkumbës së detit, D§B. Dy zjarrfikëse mbërritën rreth gjysmë ore pasi zjarri kishte përfshirë godinën, e cila deri në ato momente kishte pësuar djegie të rënda. Zjarri ishte përhapur në dhomat e tjera të saj, ku ndodheshin materiale ndërtimi, ku mes të tjerave një përqindje të madhe e zinte polisteroli (shkumba e detit). Për fat të mire, në magazinë nuk ndodhej njeri dhe nuk ka pasur viktima. Sipas specialistëve, dëmi i deritanishëm konsiderohet në rreth 30 milionë lekë të vjetra. Zjarre të fuqishme kanë përfshirë Tiranën këto muajt e fundit, ku mes të tjerave përmendet shkrumbimi i lokal "Vjosës", pranë shkollës “Teknologjike", dy muaj më parë djegia e katit të parë të një pallati në Laprakë, në të cilën ndodhej firma e sixhadeve "BIB TEX", me pronar një shtetas sirian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›