E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko viziton Batalionin Special në Drizë të Gramshit

03/04/2005  TIRANË- Të premten në pasdite vonë, ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral lejtnant Pëllumb Qazimi dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura, shkuan në vendin ku ndodhi ngjarja e aksidentit me avionin amerikan MC130H. Ata, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, inspektuan nga afër vendin ku në mbrëmjen e vonë të datës 31 mars 2005 u rrëzua një avion ushtarak amerikan. Ministri i Mbrojtjes, Majko, pasi njohu nga afër rrethanat dhe terrenin ku ndodhi aksidenti i rëndë, u takua me banorë dhe drejtues të komunës, si dhe takoi trupat ushtarake të Batalionit Special, të Njësisë së Këmbësorisë së Korçës, të Policisë Ushtarake dhe forcat e tjera të operacionit të kërkim-shpëtimit. Ai i falenderoi dhe përgëzoi trupat ushtarake për angazhimin maksimal të tyre në këtë operacion kërkim-shpëtimi, për punën me përgjegjësi të lartë për orë të tëra dhe në kushte tepër të vështira të terrenit e motit, që kanë bërë për gjetjen e kufomave të ushtarakëve amerikanë që humbën jetën në këtë aksident tragjik. Kjo, theksoi ministri Majko, tregon edhe njëherë për shkallën e lartë të përgatitjes së trupave tona speciale dhe shpirtin e tyre human ndaj aleatëve tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›