E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga Nik Fufit, dyshohet për plagosjen e Ledio Ruçit

03/04/2005  I arrestuari ka kundërshtuar me dhunë policinë. Akuzë për armëmbajtje pa leje

Ndalohet nga forcat e komisariatit nr 1 të Tiranës Nik Fufi nga Mamurrasi. Kundërshtim me dhunë të forcave të policisë, armëmbajtje a leje, të shtëna, kanë qenë veprime që e kanë dërguasr dje në qeli të riun Fufi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tianës bëjnë të ditur se i kërkuari ka qenë në grupin e personave që me 1 shkurt të vitit 2004 kanë plagosur Ledio Ruçin te Pub "Kahlua". Po sipas të njëtave burime saktësohet se në kërkim për këtë ngjarje jan dhe dy persona të tjerë, me të njëtin mbiemër me të arestuarin e ditës së djeshme.

Plagosja

Sipas policisë me datë 01.02.2004, në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë, pas një grindje të çastit mbetën të plagosur shtetasit Ledio Ruçi dhe Artur Ceko. Autopatrulla e Repartit “Shqiponja”, me shërbim pranë parkut Rinia pasi ka dëgjuar të shtëna armësh rreth orës 04.00 dhe menjëherë ka njoftuar sallën operative dhe është nisur për në vendngjarje. Nga salla operative është urdhëruar nisja për në vendngjarje edhe e grupit të gatshëm të komisariatit Nr. 2. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur shtetasin Ledio Ruçi të plagosur me armë zjarri, të cilin e ka nisur menjëherë për në Spitalin Ushtarak. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën vetëm disa gëzhoja pistolete. Nga verifikimet paraprake rezultoi se në këtë ngjarje ishte plagosur edhe shtetasi Artur Ceko, i cili ishte dërguar në spital përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje. Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Tiranë.

Grindja

Ngjarja nëj vit më parë mes të rinjve nga Mamurrasi dhe Ledio Ruçit, djalit të numrit dy të Partisë Socialiste ka ndodhur për mpotive të dobëta. I riu Ruçi a qenë i shoqëruar shoqja e tij 18 vjeçarja Zajmina Vasjari, e njohur ne spotet televizive per reklamene vajit "Fiol", si dhe prezantimit te spektaklit "Netet e Klipit Shqiptar", por me se shumti si "Miss Shqiperia" 2002.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›