E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej në Pukë, prangoset në kryeqytet

03/04/2005  TIRANË- Bie nën pranga në Tiranë i kërkuari nga Komisariati i Pukës. Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit thanë dje se, në datën 01.04.2005, nga punonjësit e Komisariatit të Policisë së Rinasit, u kap shtetasi në kërkim Mark Simoni, 31 vjecc, lindur e banues në Shkozë të Pukës. Ky shtetas, sipas burimeve policore është shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit të Pukës, e cila ka nxjerrë masën e arrestit për burg në vitin 2001 ndaj tij. Për veprime të mëtejshme, ai u dorëzua në policinë e Pukës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›