Policia: "Njeriu Bombë" është Enver Rabiaj

03/04/2005 Dëshmia e nënës: Nuk munda të vij dot më parë
Nëna gjen të birin e coptuar dhe misteri që prej një muaj mundoi hetimin ka marrë fund. Nuk vija dot më parë....Është Enver Rabiaj, nga Lushnja, prej tre vitesh në Greqi, njeriu bombë, që me 5 mars 2005 ka gjetur vdekjen, teksa sipas hetuesve kish marrë përsipër porosinë për të vënë eksplozivin në një shenjestër ende të paditur. Ka qenë anëtar i "Bandës së Lushnjës por hetimi sërish këkron kohë të zbardhë skemën e atentatit.
Zyrtarisht
Tashmë të gjitha dyshimet e policisë e të prokurorisë kanë marrë fund, pasi vetë nëna e Enver Rabijës, 32-vjeçarit nga fshati Gradisht i Lushnjës, është paraqitur në dyert e morgut të Tiranës ku ka identifikuar djalin e saj. "Ky është djali im. Nuk vija më parë për disa shkaqe të mia personale"-mësohet t u ketë thënë ajo ekspertëve të Mjekësisë Ligjore Pas ngjarjes së ndodhur në datë 05.03.2005, ku një person humbi jetën pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në rrugën Don Bosko në kryeqytet, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë ndërmarë një sërë veprimesh profesionale për zbardhjen e identitetit të viktimës dhe dinamikës së ngjarjes. Pas ndalimit në datë 16.03.2005, të tre shtetasve që dyshoheshin se kanë dijeni për fakte e rrethana të ngjarjes së ndodhur, policia dhe prokuroria e krimeve të rënda kanë intensifikuar punën për identifikimin e personit të vrarë. Kështu janë kryer veprime proceduriale verifikimi në disa rrethe të vendit si Dibër, Kukës, Lushnje etj.
Identifikimi
Në përfundim ekspertët e policisë kanë arritur të identifikojnë personin e vdekur i cili është shtetasi Enver Nazmi Rabiaj, i vitlindjes 1973, lindur e banues në Gradishtë të Lushnjes. Sipas nënës së tij e cila ka bërë edhe identifikimin shtetasi i mësipërm prej tre vjetësh ndodhej në Greqi së bashku me familjen.
Nga verifikimet e bëra rezulton se në vitin 1997 shtetasi Enver Rabiaj është plagosur në qytetin e Lushnjës, si rrjedhim i së cilës kishte edhe dy shenja plagësh. Në të njëtën ngjarje ka mbetur i vrarë i vëllai i tij Bardhyl Rabiaj.
Lidhjet familjare të të pandehurve
Eshtë vërtetuar se midis të pandehurve ekziston një lidhje familjare. I pandehuri Ardian Llapushi është kunat me të pandehurin Elvis Perthi. Nga ana tjetër, Elvis Perthi është kushëri i parë me të pandehurin Mario Hasani. Ndërkohë, Elvis Perthi e ka vëlla prej nëne të pandehurin e grupit të Lushnjës, Leonard Priftin. Por, megjithëse ekziston një një lidhje e tillë, familjarët e të pandehurve hedhin poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre.
Historia e vrasjeve të bandës së Lushnjës
Vrasjet nisën kohë më parë, në nëntor të vitit 1998. E tëra ka nisur pas një grindjej mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë, është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv, 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se, gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano.
Të pandehurit e dosjes
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.
Hetim nëse viktima u vetëvra apo u eliminua
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka arritur ende të konkludojë zyrtarisht, nëse viktima e eksplozivit te “Don Bosko” është vrarë aksidentalisht, apo është eliminuar nga dikush tjetër. Burime pranë organit qendror të akuzës, pohojnë se dyshimet më të forta janë për një shpërthim aksidental, që mori jetën e një atentatori, objektivi i të cilit mendohet të ketë qenë një ish-zyrtar i policisë. Por, po hetohet edhe në pistën tjetër, se viktima mund të jetë eliminuar nga bashkëpunëtorët e tij, për shkaqe ende të errëta. Burimet thonë se pritet rezultati i ekspertizës së vendit të ngjarjes dhe shkaqeve që kanë çuar në shpërthimin e lëndës plasëse, për të konkluduar zyrtarisht në një version përfundimtar. Ende punohet për të parë se a ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Tre personat e ndaluar në bazë të dyshimeve se kanë dijeni mbi shpërthimin e eksplozivit te “Don Bosko” si dhe mbi personin që humbi jetën aty, nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre
Arrestuar
Elvis Pethi, 18 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës
Ardian Llapushi, 27 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës
Mario Hasani, 25 vjeç, banues në Lushnjë