Prokuroria shtyu afatin për pasaportën e Mushos

03/04/2005 Prokuroria ka vendosur dy ditë më parë që Agim Mushos, bashkëshortit të gruas së zhdukur, Irena Seli, të mos i japë pasaportën, kështu ai do të jetë i detyruar të mos largohet nga vendi, në dispozicion të drejtësisë. Gjithashtu nuk janë zhbllokuar ende llogaritë e tij bankare, duke mos i mundësuar kryerjen e veprimeve. Biznesmeni ka pohuar se ka shkruar një letër për Prokurorin e Përgjithshëm, Sollaku, dhe krerët e Krimeve të Rënda, ku kërkon ndihmën e tyre që të përshpejtohen dhe marrin rrugë hetimet.
Musho
Nuk ma kanë dhënë pasaportën dhe as nuk më kanë zhbllokuar llogaritë bankare, ndonëse më kishin premtuar të kundërtën, ka pohuar Agim Musho. Bashkëshorti i të zhdukurës pretendon se është një zvarritje e pavend kjo e ekspertëve të policisë dhe prokurorisë që merren me çështjen. Musho ka deklaruar se, "dua të iki, sepse kam punë, kam një vajzë që është ende e mitur dhe ka nevojë për praninë e prindit. Kjo është arsyeja që kërkoj të kthehem në Gjermani dhe nëse Prokuroria ka nevojë për praninë time, unë vij sërish në Shqipëri, ashtu si dhe kam ardhur herën e parë me kërkesën e tyre dhe dëshirën time".
Irena
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka verifikuar të gjitha vendet e mundshme të dyshuara se mund të strehohet Irena Seli, gruaja e zhdukur 16 dhjetorin e vitit të kaluar, por asnjë adresë nuk ka sjellë gjetjen e Irena Selit. Verifikimet nuk kanë provuar që ajo të jetë larguar në rrugë legale apo ilegale, duke përdorur identitet të rremë. Edhe veprime hetimore të kryera në vendet që mendohej se mund të ishte Irena, kanë të njëjtin përfundim. Pas më shumë se dy muaj e gjysmë hetimesh dhe verifikimesh, nuk shfaqet asnjë gjurmë e së zhdukurës, nëse do të ishte gjallë. Hetuesit ende nuk kanë ndonjë provë që të vërtetojnë të kundërtën, nëse ajo ka vdekur. Sipas tyre, Irena Seli zyrtarisht është e zhdukur.
Alibia e fundit e bashkëshortit për Irenën
Irena ka dashur të hapë një dyqan, një lokal, një pastiçeri në Amerikë. Këtë dëshirë të bashkëshortes së zhdukur, Musho e tregon me vonesë, duke pohuar se ua ka thënë dhe prokurorëve që merren me hetimin. Ai ka thënë se ka dorëzuar në Prokurori një bllok me shënimet e ish-gruas së tij, kur ajo ka ndjekur një kurs në Tiranë për të mësuar këtë profesion. Madje, sipas tij, Prokuroria ka bërë verifikimet për të parë vërtetësinë e këtij pretendimi të fundit. Gjithnjë, sipas tij, janë pyetur dhe ata që kanë mundësuar këtë kurs. "Është në Filadelfia dhe për këtë jam i sigurt, sepse atje ajo mund të merrte azilin që e dëshironte aq shumë". Gjithashtu, Musho pohon se ka sjellë nga Gjermania dëshmitarë që provojnë tentativën e vrasjes nëpërmjet ilaçeve të ndaluara dhe, ata kanë pohuar rrethanat që dinë për këtë ngjarje. Ndërsa, Prokuroria vijon me mbledhjen e të dhënave dhe fakteve, asgjë nuk ka sjellë ndonjë adresë të mundshme të Irenës.
Dëshmia që rezultoi e gënjshtërt
Gruaja me inicialet Z.K., e cila u prononcua në media dhe dëshmoi para hetuesve të Krimeve të Rënda se e kishte parë Irena Selin poshtë ballkonit të saj, rreth datave 16 ose 17 dhjetor 2004, dyshohet se gënjen. Kështu kanë pohuar burime nga grupi hetimor.
Burimet thonë se i moshuari për të cilin fqinja e Agim Mushos pretendon se i kishte thënë që kishte parë Irenën, nuk e pohon këtë fakt. Nga burimet mësohet se i moshuari ka pohuar se nuk e mban mend nëse gruaja me inicialet Z.K. i ka thënë apo jo një gjë të tillë. Kështu sqarohet se deklarimet e saj dyshohet të jenë të pavërteta, por se nuk kanë për të filluar hetim ndaj saj për dëshmi të rreme, pasi nuk është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kronologjia
•16 dhjetor 2004, Irena Seli rezulton e zhdukur në Portin e Durrësit
•Dy ditë më vonë, bashkëshorti i saj, Agim Musho, denoncon në policinë e Tiranës zhdukjen e saj
•Po ato ditë, daja i Irenës denoncon në policinë e Durrësit zhdukjen e Irenës, ndërsa vëllai i saj, Ylli Seli, në Prokurorinë e Tiranës
•Më 2 shkurt 2005, Agim Musho së bashku me djalin e tij, Brunon, kthehet nga Gjermania
•Dy ditë më vonë thirret në Prokurori, ku i bllokojnë pasaportën
•Në fillim të marsit, Prokuroria urdhëron evidentimin dhe ngrirjen e llogarive bankare të Mushos dhe të Irena Selit
•Dy javë më parë, Agim Musho dhe Ylli Seli ballafaqojnë versionet e tyre para hetuesve të Krimeve të Rënda