E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy shqiptareve me droge ne mbathje

Policia Italiane u ka vendosur prangat dy te rinjve shqiptare dhe nje italiani qe punonte si taksist pasi jane kapur ne flagrance gjate shkembimit te gjysme kilogrami kokaine te cilen i kishin fshehur ne mbathje. Shqiptaret e arrestuar prane qytetit Froli te Italise jane Andi Gjoni 28 vjec dhe Altin Ndoka 26 vjec. Sipas Policise Italiane agjentet e antidroges pasi kishin dyshime prej disa ditesh se 28-vjecari Gjoni merrej me tregtine e lendeve ilegale po hetonin cdo levizje te tij. Ne momentin qe kane arritur ne perfundimin se ai do te kryente nje shkembim te lendes narkotike ditet te fundit skuadra e Antidroges Italiane i ka vendosur atij pergjues duke e mbajtur nen mbikeqyrje te rrepte gjate gjithe javes se fundit. Operacioni i policise ka perfunduar pasditen e djeshme kur Gjoni ka shkuar ne ndermarrjen ku punonte si cdo dite tjeter. Ne keto momente hyn ne valle edhe shqiptari tjeter Altin Ndoka i cili eshte paraqitur tek vendi i punes se 28-vjecarit. Ndoka pasi ka shkuar ne vendin e takimit me nje taksi ka takuar Gjonin me te cilin ka biseduar disa minuta. Ne keto momente ky i fundit ka hyre ne ndertese dhe ka marre nje pako te cilen ia ka dorezuar bashkatdhetarit te tij. Pasi ka marre pakon Ndoka taksisti i tij italian ka dale nga makina dhe ka marre nga bagazhi nje pako qe ia ka dorezuar Gjonit duke u larguar nga aty. Me pas policia i eshte vene ne ndjekje edhe makines te cilen fillimisht e ka lene te largohet duke e ndaluar pas disa minutash dhe ka bere kontrollin e mjetit. Pas kontrollit qe i bene makines policia kontrolloi edhe Altin Ndoken i cili kishte fshehur ne mbathje rreth 525 grame kokaine. Sipas policise vlera e kesaj sasie droge arrin nga 50 deri ne 70 mije euro. Ne te njejten kohe efektivet e tjere te Policise Italiane kane bere edhe ndalimin e Andi Gjonit. Arrestimi i dy te rinjve shqiptare ka ndodhur dje nga karabinieret ne autostraden A14 ne qytetin Froli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›