Florian Vila policia ne kerkim te deshmitarit te vetem

Zbardhen fakte te reja mbi vrasjen e biznesmenit te hekurit. Grupi hetimor ka zbuluar nje person qe ka dijeni mbi presionet para vrasjes
Merr kthese dosja Vila. Grupi hetimor ne polici i cili qe nga kthimi mbrapsht i dosjes nga Prokuroria e Pergjithshme eshte marre intensivisht per gjetjen e provave me qellim zbardhjen e plote te vrasjes duket se ka avancuar mire. Burime ne Policine e Tiranes tregojne se aktualisht jane ne kerkim te nje personi i cili ka qene ne dijeni per presionet e meparshme qe i jane bere biznesmenit te hekurit Florian Viles. Behet fjale per presione jo thjesht me telefonata apo me sms por te tipit lsquopengmarrjelsquo. Dyshohet qe jo shume kohe para se te ekzekutohej Florian Vila eshte marre dhe u mbajt peng per nje kohe relativisht te shkurter. Atij i eshte bere presion dhe eshte kercenuar me jeten e tij. Per kete moment grupi hetimor beson se ka dijeni nje person i afert lidhje shoqerie e biznesmenit te vrare. Ndersa kane arritur ne kete konkluzion grupi hetimor eshte vene ne kerkim te personit por qe me pas rezultoi te mos ndodhej me ne Shqiperi. Ecuria e hetimeve tregon se pikerisht ky person qe dyshohet te jete ne dijeni per kercenimet eshte larguar pa destinacion te deklaruar vetem pak kohe pasi u ekzekutua per vdekje Florian Vila. Grupi hetimor dyshon se ky person duhet te kete dijeni per cdo lsquosekret te Viles pasi referuar analizes se informacioneve te ndryshme rezulton se ai ka qene nje i aferm i viktimes te cilit i eshte besuar shumecka.
Megjithate te njejtat burime pranojne se zbardhja e kesaj dosjeje eshte shume e veshtire. Ka elemente te krimit te organizuar por qe mungojne prova te rendesishme per te zbardhur teresisht ngjarjen dhe gjetjen e autoreve te ekzekutimit. Per keta te fundit grupi hetimor beson se jane larguar ose zhdukur dhe se ata kane qene thjesht killere me pagese. Elemente te tilla hetimore te bindin per veshtiresine qe paraqet kjo dosje.
Gjithsesi hetuesit besojne se nese njeriu i sekreteve te Viles eshte ende gjalle krimi do te zbardhet perfundimisht. Pyetja mbetet a mund te jete gjalle nje njeri qe ka qene kasaforta e sekreteve te Florian Viles Deri ne nje tjeter konkluzion mbetet te thuhet se biznesmeni nuk ishte thjesht viktime e nje pazari te prishur apo viktime e krimit ordiner por eshte nje viktime qe duhet te kete qene me teper se nje biznesmen hekuri apo bashkeshort e baba i mire.
Shtate vjet me pare viktima po kthehej ne shtepi
Biznesmeni Florian Vila u vra me 9 prill te vitit 2003. Ate nate po kthehej ne shtepi kur bresheri plumbash orientohen drejt tij. Ora ishte 21.20 kur Vila ndodhej ne rrugen drejt kompleksit te tij rezidencial lsquoFlevilsquo ne Laprake prane zones ku ndahet Rruga e Durresit me segmentin qe shkon ne drejtim te Kamzes. Sipas policise dy vrases e kane pritur vetem pak metra larg shtepise se tij qe zakonisht ne ate ore gruaja me femijet rrinin gati ti hapnin porten. Te dy killeret te cilet ishin te maskuar kane qelluar njeherazi me arme zjarri dhe i shkaktuan atij vdekjen e menjehershme. Vila ishte nje nga tregtaret me te medhenj ne vend per eksportin e skrapit dhe importin e hekurit.
Gruaja e Viles i shkroi ambasadorit
Lena Vila para disa kohesh i shkroi ish-ambasadorit te SHBA ne Tirane Xhon Uidhers. Midis te tjerash ajo la te kuptohej se njerezit qe i vrane burrin atehere ishin te veshur me uniformen e policise dhe se kishin pasur mbrojtje nga shteti. Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjehere elemente per te mbeshtetur theniet e Lena Viles. Zoti ambasador une quhem Lena Vila bashkeshortja e ve e z.Florian Vila biznesmenit te njohur shqiptar qe u ekzekutua me 9 prill 2003 nga nje akt i paster terrorist nga njerez te panjohur te veshur me uniforme policie ne prag te shtepise se tij ne rezidencen Flevi lmt. Ky akt i paster terrorist ka prekur rende ndergjegjen qytetare te vendit tone ka indinjuar pa mase shoqerine shqiptare ka lenduar shume shpirterisht te gjithe njerezit e familjes Vila dhe personalisht mua gruan e tij si dhe dy femijet e vegjel - shkruan midis te tjerash ne letren e saj drejtuar Xhon Uidhersit. Ajo akuzoi ish-ministrin e Brendshem te kohes per mungese interesi ne zbardhjen e dosjes. Midis te tjerash ajo i shkruante Uidhersit edhe per dyshimet qe kishte lidhur me vrasjen e burrit te saj. Zoti ambasador per ne njerezit me te shtrenjte te familjes kjo vrasje ka nje prapavije konkurrence loje e pandershme tregu nga ana e njerezve te ligj qe kerkojne ta fusin kete vend ne kthetra mafioze dhe te bejne ligjin duke monopolizuar biznese dhe me pas duke terrorizuar njerez qe te shtrijne tentakulat e krimit oktapodian.
Rikthimi i dosjes nepolici disa muaj me pare
Dosja per vrasjen e tregtarit Florian Vila u rikthye ne polici per tu rihetuar vetem disa muaj me pare. Ne departamentin kunder vrasjeve u ngrit nje grup hetimi i cili mori porosi te qarta per zbardhjen e vrasjes brenda nje afati kohor te shkurter. Megjithate nga momenti kur kjo dosje u mor per rihetim ne polici ne muajin prill te ketij viti kane kaluar afro gjashte muaj. Por megjithate grupi hetimor nuk eshte i gatshem ta dergoje dosjen serish ne prokurori e bashke me te autorin e krimit dhe shkakun e vertete te vrasjes se biznesmenit Florian Vila. Here pas here kjo ngjarje ka bere qe nje minister apo nje drejtor policie por edhe prokurore e kryeprokurore ta paraqesin zbardhjen e saj si prioritet te punes se tyre. Sigurisht pas kaq kohesh eshte me se e besueshme qe deklaratat e tyre jo vetem kane qene demagogji por edhe te neveritshme. Nje dosje ashtu si edhe disa dosje te tjera te ngjashme per nga menyra si eshte realizuar krimi jane perdorur per fushata mediatike apo per qellime meskine ne sfide me kundershtaret.