E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 1250 steka duhan ne mes te liqenit dy ne pranga

Efektivet e policise kane zbuluar kontrabanden e cigareve qe kalonte neper Liqenin e Shkodres ne drejtim te Malit te Zi. Dy persona jane vene ne pranga pasi po tentonin te transportonin ne menyre ilegale 1250 steka cigare drejt Malit te Zi. Te arrestuarit jane Fatjon Lacaj 27 vjec lindur e banues ne fshatin Aliaj te Malesise se Madhe dhe Luigj Ramaj 46 vjec lindur e banues ne fshatin Ivanaj te Malesise se Madhe. Arrestimi i tyre u be pas nje operacioni te organizuar nga forcat e rendit ato te ruajtjes se kufirit dhe agjente te antikontrabandes. Me konkretisht nga sherbimet e skafit te Policise Kufitare e cila i ka kapur keta persona ne vendin e quajtur Flake te Malesise se Madhe ne nje distance rreth 200-300 metra ne thellesi te Liqenit te Shkodres duke transportuar kontrabande cigare te markes Partner. Ky produkt i cili gjithashtu kishte hyre po ne menyre ilegale ne Shqiperi kishte si destinacion tregun malazez. Ne perfundim te operacionit nga forcat e policise u sekuestruan nje sasi prej 25 koli me nga 50 steka secila. Nga Policia e Shkodres tashme jane kryer veprimet e duhura procedurale duke bere sekuestrimin e cigareve si dhe bllokimin e mjetit lundrues me te cilin po transportohej malli kontrabande. Materialet ne ngarkim te kesaj ceshtjeje tani i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Nderkohe qe Luigj Ramaj dhe Fatjon Lacajt do tu duhet te perballen me ligjin per vepren penale te kontrabande me mallra qe paguhet akcize.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›