Gjendet i pajete 53-vjecari te paqarta rrethanat e vdekjes
Nje trup i pajete me nje plage ne koke eshte gjendur ne Rreshen mbremjen e djeshme nga disa kalimtare te rastit te cilet kane njoftuar menjehere organet e policise. Pas identifikimit te trupit nga policia mesohet se personi eshte i seksit mashkull i identifikuar si Mark Gjoka 53 vjec. Trupi i tij eshte gjetur buze rruges ne fshatin Munad te Rreshenit. Ende nuk jane te qarta shkaqet qe e kane cuar drejt vdekjes 53-vjecarin por policia dyshon se vdekja e tij mund te kete qene aksidentale ose e ardhur nga shkaqe te tjera. Dyshimet e saj policia i lidh me plagen e gjetur mbrapa kokes se viktimes te cilat e shtyjne te mendoje se mund te jete goditur nga persona te tjere. Trupi i pajete i Mark Gjokes eshte derguar drejt morgut te qytetit te Rreshenit ne menyre qe ti behet autopsia mjekoligjore per te vertetuar shkaqet e vdekjes se 53ndashvjecarit.