Arrestohet, aksidentoi me makinë babë e bir
SHKODËR – Pas tre ditësh, policia bëri të mundur të ndalojë autorin e aksidentit të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku mbetën të plagosur babë e birë. Pas hetimeve të bëra, efektivat blu ndaluan shtetasin Gjin Shpati, lindur në Dukagjini dhe banues në lagjen “3 Heronjtë” e Shkodrës. Ditën e dielë në mëngjes 43-vjeçari Shpati, teksa drejtonte mjetin e tij furgon, tip Benz, me targë SH 39 19 E në lagjen “Guerrile” është përplasur me një motorçikletë tip “Loncin”, pa targa, e drejtuar nga qytetari Lulëzim Lulashi, i cili ndodhet i në gjendje të rëndë shëndetësore në rrezik për jetën. Në këtë aksident u plagos rëndë edhe babai i tij Ndoc Lulashi, i cili ishte pasagjer në motorçikletë.
Shpejtësia i merr jetën shoferit 46-vjeçar
DURRËS – Shpejtësia është bërë shkas për një aksident, i cili i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi ditën e martë, rreth orës 00.40, në segmentin rrugor Maminas-Manëz, pikërisht në fshatin Rubjekë. Sipas tyre, mjeti tip benz, me targa DR 6025 D, me drejtues shtetasin Agron Herri, lindur dhe banues në Maminas ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi 46-vjeçar. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka kryer të gjitha procedurat e inspektimit, ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit, gjë që ka sjellë edhe fundin tragjik për drejtuesin e tij.
3 Shtator 2008