Defekti në ashensorin e fabrikës i merr jetën 45-vjeçares
SHKODËR – Një defekt në ashensorin e fabrikës së këpucëve në rrethin e Shkodrës është bërë shkas që të gjejë vdekjen një punonjëse në moshën 45-vjeçare. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se ditën e djeshme, rreth mesditën, vdiq aksidentalisht shtetasja "Lule Simoni, banuese në qytetin verior. Viktima ka qenë në punë, kur ndodhi ngjarja. Ajo ka hyrë në ashensor për të zbritur tre kate më poshtë ndërtesës së fabrikës. Sipas policisë, 45 vjeçarja po tentonte të zbriste me ashensor, por në një pjesë defektoze të tij ajo ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth dhjetë metër. Ekspertët e policisë që shkuan në vendngjarje, hetuan në lidhje me shkaqet që sollën aksidentin me pasojë vdekjen e Lule Simonit. Megjithëse ka informacione të rezervuara për ngjarjen, policia ka marrë në pyetje drejtuesit teknikë dhe pronarin e fabrikës. Gjatë këtij viti janë regjistruar me dhjetëra viktima si pasojë e aksidenteve në punë. Ndonëse janë paralajmëruar sanksione dhe ndëshkime për subjektet private, sërish shumë punë mbartin rreziqe për punonjësit.
Arrestohet, aksidentoi me makinë babë e bir
SHKODËR – Pas tre ditësh, policia bëri të mundur të ndalojë autorin e aksidentit të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku mbetën të plagosur babë e birë. Pas hetimeve të bëra, efektivat blu ndaluan shtetasin Gjin Shpati, lindur në Dukagjini dhe banues në lagjen “3 Heronjtë” e Shkodrës. Ditën e dielë në mëngjes 43-vjeçari Shpati, teksa drejtonte mjetin e tij furgon, tip Benz, me targë SH 39 19 E në lagjen “Guerrile” është përplasur me një motorçikletë tip “Loncin”, pa targa, e drejtuar nga qytetari Lulëzim Lulashi, i cili ndodhet i në gjendje të rëndë shëndetësore në rrezik për jetën. Në këtë aksident u plagos rëndë edhe babai i tij Ndoc Lulashi, i cili ishte pasagjer në motorçikletë.
3 Shtator 2008