Arrestohet anëtari i “Hakmarrjes për Drejtësi”
Gezim Gjoni i akuzuar si anetar i organizates "Hakmarrja per Drejtesi" është dënuar më 1 korrik 2008 me 5 vite burg në mungesë per disa vepra penale, mes te cilave dhe rrembimi i nje femije. Ai është arrestuar sot në Tirane
TIRANE – Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Gëzim Gjoni, i dënuar në mungesë me 5 vite burg pasi është konsideruar si anëtar i organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.
Gjoni është dënuar më 1 korrik 2008 me pesë vite burg në mungesë, ndërsa është arrestuar sot në banesën e tij në Tiranë nga forcat e antikrimit në policinë e kryeqytetit. Gjate nje komunikimi per shtyp, policia sqaroi se ka ekzekutuar vendimin e dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda per rrembimin e nje femije dhe mbajtjen peng te tij ne rrethana lehtesuese.
Vitin e kaluar organi i akuzës i Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 8 vjet burg për Gjonin, duke e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe duke i hequr akuzat për kryerje krimesh. Gjoni ishte akuzuar për tre vepra penale të kryera në kuadër të “Hakmarrjes”, si rrëmbim personi, grabitje dhe tentativë vjedhje me dhunë.
Edhe pse Gezim Gjoni u denua me tete vjet burg, nga kjo mase denimi, Gjoni ka kryer nje pjese te saj. Kjo ishte burgosja e dyte e Gezim Gjonit. Në burgosjen e parë. pas qëndrimit për më shumë se 3 vjet në burg, ai u la i lirë për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Krimet e Rënda vendosën të revokonin masën e sigurisë rreth dy vjet më parë. Gjate seancave Gjoni nepermjet avokatit te tij kishte mohuar akuzat e ngritura pergjate viteve dhe kishte kerkuar lehtesimin prej tyre dhe madje shpalljen si i pafajshem.
Ndërkaq në kerkim, janë shpallur vëllezerit Shyti, Orik dhe Laert të dënuar me burgim të perjetshem si edhe tete pjesetare te tjerë të kesaj bande.
Dosja "Hakmarrja per Drejtesi" prej 12 viteve u ende dyerve t gjykatave me vendime te dhena e te kontestuara, hetime dhe rihetime. Te gjithe te pandehurit, 5 prej te cileve kane marre azil politik, jane ne liri te plote. Dosja permban 10 emra te akuzuarish per 18 vepra penale, nderkohe qe pese prej tyre gjenden te mbrojtur nga shtetet si Holanda, Zvicra e Belgjika, pasi pretendojne se sulmohen politikisht.
(d.b/BalkanWeb)