E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Hetimi kushtetues mund të zgjidhë krizën politike

Sipas Partisë Socialsite raproti i ODIR ka fakte të mjaftueshme për shkelje dhe parregullsi gjatë procesit të votimit.Deputeti i PS, Erjon Brace, në një konferencë për shtypin tha se, rezultati nuk ka qene i rregullt ndaj duhet te hetohet. 

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Brace ka kërkuar hetim për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai thekson se, PS ka qenë e qartë dhe korrekte, ka të gjithë vullnetin për të zgjidhur këtë krizë. “Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit nuk është në rregull! Por ne nuk kemi shprehur asnjëherë, nuk kemi kërkuar asnjë ditë, të ndryshojmë këtë rezultat duke ndarë mandate të tjera, të reja në tavolinë. Ne e dime fare mirë që procesi zgjedhor ka përfunduar, por për të gjithë duhet të jetë e qartë, ne nuk po kërkojmë t’i shtojmë një dimension të ri procesit zgjedhor!”, tha Brace. Deputeti i PS shprehet se cënimi deri në rrënim i këtij parimi ka futur në krizë demokracinë në këtë vend. Kompromisi duke pranuar formalisht rënien e demokracisë na kthen 20 vite pas. “Sali Berisha manipuloi zgjedhjet e 28 Qershorit dhe për këtë, ai është sot shkaktari i kësaj krize!”. Në fajalën e tij Brace ka kërkuar që prcesi zgjedhor të vihet nën një dimension legal të së vërtetës ligjore, përmes një instrumenti kushtetues hetimi, në referencë të një standardi ndërkombëtar dhe transparent. Duke u ndalur edhe një herë tek raport I ODIHR, Brace thekson se aty mund të ishin përmendur shumë raste abusive, prekja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, këto duhet të jenë arsye të mjaftueshme për pavlefshmerinë e zgjedhjeve në qëndra votimi dhe lejimin e një rinumërimi të mundshëm.“Raporti i ODIHR ose siç i pëlqen Berishës, raporti i “Ëatch dog-ut” ndërkombëtar, është një raport vëzhgimi, nuk është raport hetimi! Ai ka sjellë fakte të forta për sjelljen e “Ëild dog-ut” qeveritar, shfaqur gjatë zgjedhjeve!”. Brace thotë se, faktet e Raportit të ODIHR janë indicie të forta që forcojnë kërkesën për hetim. Hetim që do të prodhojë një të vërtetë reale, të thelluar e faktuar mbi zgjedhjet. E vërteta duhet të dalë në dritë plotësisht edhe në Tiranë, edhe në Berat, kudo ku vota është vjedhur, përmes hetimit dhe një raporti hetimi. (m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›