E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet anëtari i bandës së Lul Berishës, rrëmbeu dhe përdhunoi studenten

Durrës- Policia e Durrësit ka prangosur sot një person mjaft të rrezikshëm. Ai është ish-anëtari i bandës së Lul Berishës dhe akuzohet për krimin e rrëmbimit dhe përdhunimit të personit.

Shtetasi Edmond Taullai nga qyteti i Durrësit është denoncuar tre ditë më parë nga një studente, e cila i tregoi policisë se ky person e ka rrëmbyer, e ka çuar në një shtëpi në plazh, e ka përdhuar sistematikisht për një javë rresht, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të.

Ngjarja e tmerrshme është treguar nga vetë 22- vjeçarja me inicialet E.R nga qyteti i Durrësit, studente të Universitetin e Tiranës. Vajza e traumatizuar është paraqitur në polici tre ditë më parë ku me prezencën e prindërve ka rrëfyer traumën që i ka ngjarë. Ajo gjendet tashmë e shtruar në Spitalin e Durrësit, ku sipas mjekëve është në gjendje depresive dhe me disa plagë të lehta në trup.

Vajza ka thënë në polici se është rrëmbyer nga Edmond Taullai i cili me pas e ka dërguar në një shtëpi në plazhin e Durrësit. Më tej vajza tregon se ky person e ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale për katër ditë në këto ambiente. Po sipas deshmise, ajo eshte transportuar mw pas në Spitallë në Durrësit në një shtëpi tjetër pranë liqenit, ku edhe aty është përdhunuar për tre ditë te tjera.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga drejtoria e Policisë së Durrësit, e cila e cilëson 23-vjeçarin, Edmond Taullai si anëtar i ish-bandës së Lul Berishës. Ai është vëllai i Indrit Taullait që tashmë gjendet i dënuar si anëtar i kësaj bande.

Shtetasi Edmond Taullai u kap tre ditë pas denoncimit të studentes. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, ku sipas Kodit penal dënohet nga 5-10 vjet. Po mbi të rëndon edhe akuza “Ushtrim dhune psiqike dhe fizike” vepër penale që dënohet nga  5-15 vjet burg. Ai u kap sot nga trupat speciale të policisë në një nga rrugët e qytetit të Durrësit, arrestim që u krye pas një kontrolli intensiv në këtë qytet dhe rrugët lidhëse të tij. Materialet hetimore tashmë i kanë kaluar Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›