E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fazlliç" në gjykatë, zbulohen abuzimet

Tiranë-Prokurorët e çështjes “Fazlliç” hodhën sot dyshime të forta për pastrim parash të biznesmenit serbo-kroat në SHqipëri. Gjatë seancës së parë në Gjykatën e Tiranës, prokurori i Task Force, Besnik Cani tha se kishin zbuluar një trasfertë prej 1.7 milion euro nga bankat shqiptare të Damir Fazlliç drejt një banke në Zyrih.

Prokurorët e çështjes paraqiten gjithashtu fakte sipas të cilave Fazllic ka blerë dy prona në Durrës dhe Porto Romano në vleren e 1.7 milione eurove. Po kështu dy kompanitë e tij nuk zotërojnë asnjë kapital. Bëhet fjalë për dy kompanite “Croun Asquisiton” dhe “Alfa”, që sipas verifikimeve të bëra nga prokuroria nuk kanë asnjë kapital.

Prokurorët e çështjes thanë në sallën e gjyqit se pronari i kompanisë serbe të energjisë Rudnap, Lazarevic figuron aksioner ne kompaninë “Altarie reserach limited” ku Damir Fazllic eshte administrator i pergjithshem.

Skandali i Damir Fazllic ka perfshire emra te njohur te politikes dhe qeverise shqiptare. Flutura Kola, oratkja e Argita Berishes ka deklaruar ne prokurori se prokuren e shitjes se kompanise “Croun acqiuisiton” të Altareia ia ka siguruar vetë Fazllic dhe kjo deklaron se vetëm ka firmosur aktin e shitblerjes Ndërkohe prokuroria ka dyshime të forta se Kola dhe Fazlic kane bere transaksione bankare. Ndërkohe skandali Fazllic lidhet edhe me emrin e pronarit te kompanise serbe Rudnap, ku kjo kompani serbe lidhet me nje shumice tenderash te fituar ketu ku serbet me cmime te kripura i kane shitur qeverise shqiptare energji. Damir Fazllic u lidh edhe me emrin e Lulezim Bashes, ku kunati i tij, Erjon Isufi, rezultoi administrator i te pakten tre kompanive te Damir Fazllic.

Dy prokuroret e Task Force, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka qe po hetojne biznesmenin Damir Fazllic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›