E Diel, 1 Nëntor 2026

Interneti i preferuari i amerikanëve për tu informuar, lë në bisht gazetat dhe TV

Uashington-Interneti është fuqia e lajmit. Një sondazh i realizuar në SHBA ka treguar se qytetarët preferojnë të informohen përmes internetit më shumë se sa nga gazetat apo televizioni, për të rejat e fundit nga vendi dhe bota. Të dhënat janë mbledhur dhe publikuar nga “Pew Research Center Publications” (Qendra e Kërkimeve dhe Publikimeve) në SHBA.

Përkatësisht 40 për qind e të anketuarve kanë treguar se njihen me lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare përmes internetit. Kjo shifër është mbresëlënse për WEB, krahasuar me të dhënat e muajit shtator të vitit 2007, ku vetëm 24 për qind e të pyeturve kishin thënë se ndjekin zhvillimet e ditës përmes internetit.

Për të rinjtë, interneti është tani rivali kryesor i televiziove, përsa i përket burimit te informimit per lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare. Afërisht 60 për qind e amerikanëve të moshës deri në 30 vjeç kanë thënë se i lexojnë lajmet online.

Survejimi i bërë nga Pew Research Center me titull “Njerëzit dhe Media” u zhvillua më 3-7 dhjetor dhe pyeti 1 489 persona në moshë të rritur.

Top lajmet 2008

Natyrisht që zgjedhjet Presindeciale kanë përbërë lajmin kryesor të vitit për amerikanët. Të gjithë të anketuarit janë shprehur se kanë ndjekur me interes zhvillimet e zgjedhjeve më shumë se çdo gjë tjetër. Më pas vijnë lajmet për krizën ekonomike, të cilave amerikanët iu kanë kushtuar sërish interes të madh duke i lexuar në agjencitë kryesore të lajmeve, në gazeta dhe duke i parë në TV.  

Ky studim është publikuar sot në faqen http://pewresearch.org

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›