Delijorgji kërkon drejtësi në Strazburg
Tiranë- Mihal Delijorgji, pronar i Alb-demil, fabrikës që hodhi në erë Gërdecin ka kërkuar drejtësi në Strazburg. Ai gjendet nën akuzë si shkaktar kryesor i kësaj tragjedie. Pas 10 muajsh në qelitë e paraburgimit, Delijorgji ka vendosur ti drejtohet Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Ai pretendon se i janë sekuestruar pa të drejtë pronat si dhe po mbahet gjatë në qelitë e paraburgimit.
Në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe u plagosen mbi 300 të tjerë. Mihal Delijorgji po mbush 10 muaj në qelitë e paraburgimit. Delijorgji ka vënë në dijeni gjykatën se sekuestrot e vendosura mbi pasuritë e tij janë të paarsyeshme pasi nuk është marrë parasysh gjendja e familjarëve të tij.
Paralelisht me hetimet që po zhvillohen ende për Gerdecin nga pronat e Delijorgjit, qe i jane nenshtruar sekuestros konservative bejne pjese pasuri te patundshme, apartamente dhe llogari bankare.
Si llogari bankare ne emer te Delijorgjit jane 900 mije euro, ndersa prokuroria ka kerkuar edhe sekuestron e 18 mije metrave katrorë truall përfshi edhe ndërtimin në Shkozet në afërsi të Durrësit, si dhe rreth 11 mijë metra katorë sipërfaqe të tjera toke dhe pallate banimi në zonën e ish-uzinës Enver në Tiranë.