E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet anëtari i shtabit të Besnik Aliaj

17/06/2005  Stafi elektoral i kandidatit të PD në, Sarandë, Besnik Aliaj, me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar dje, pas ndalimit të njërit prej anëtarëve të shtabit elektoral të kandidatit të Sarandës. Sipas deklaratës bëhet fjalë për Mirjan Çullin, i cili është ndaluar nga forcat e policisë, tek po ngjiste posterat elektoralë të kandidatit Aliaj. “Sot, më datë 16 qershor 2005, qytetari Mirjan Çulli, punonjës i këtij stafi elektoral, është ndaluar pa asnjë motiv nga shefi i qarkullimit, Robert Haska dhe shefi i rendit, Dashamir Bendo, gjatë vendosjes, konform rregullave, të posterave elektoralë dhe është mbajtur në gjendje ndalimi në mjediset e komisariatit të policisë Sarandë. Menjëherë z.Besnik Aliaj ka ndërmarrë kontakte dhe takim me përfaqësues të policisë, duke kërkuar dhe sqarimet përkatëse, por vetëm në mbrëmjen e kësaj date qytetari Mirjan Çulli është lënë i lirë pa sqaruar arsyet e ndalimit dhe duke u justifikuar me pretekstin që thjesht është mbajtur për disa verifikime. Stafi elektoral i Besnik Aliaj u bën thirrje efektivave policorë të mos bien pre e përdorimit dhe presionit të politikave dhe politikanëve të papërgjegjshëm”, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›