Raketat, mbetet në burg Sokol Mujaj
17/06/2005 TIRANË – Sokol Mujaj, akuzuar nga prokuroria, për kryerjen e vepës penale të trafikut të raketave në bashkëpunim nuk mundi dje të lërë qelitë e burgut. Prokurori Ardian Braho i kërkoi gjykatës rrëzimin e kërkesës bërë nga i pandehuri nëpërmjet avokatit Vladimir Meçi me arsyetimin se është në pritje të ardhjes së letërporosisë nga Republika e Malit të Zi. Sipas prokurorit mendohet se i pandehuri raketat i ka futur nga Mali i Zi ku po kryhen edhe hetime. Pikërisht në pritje të kësaj përgjigje është shtyrë dhe afati i hetimeve për të pandehurit të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Prokurori tha se implikimi ose jo i të pandehurit, do të dalë vetëm pas ardhjes së letërporosisë nga Mali i Zi.
A.Ç
A.Ç