Procesi i zgjerimit të Shkodrës 11 vjet për të (mos)filluar
17/06/2005 Projekti u hartua që nga 1994
SHKODER - Zgjerimi i qytetit të Shkodrës, në periferi saj, ose më saktësisht në pjesën ku fillon rruga nacionale Shkodër-Koplik, duket se është lënë në harresë. Për realizimin e këtij procesi, në vitin 1994 KRTSH-ja miratoi planin rregullues të qytetit të Shkodrës. Ky plan i realizuar nga specialistët e Institutit të Projektimeve në Tiranë është i vetmi që merrte parasysh zgjerimin e vijës së verdhë të këtij qyteti, përgjatë rrugës nacionale Shkodër–Koplik, duke i dhënë një hapësirë më shumë atij, deri tek ish-SMT-ja, përfshirë këtu stacionin e misrit dhe të orizit.
Por tashmë, pas shumë vitesh, nga ky projekt, ende në fuqi, transformimi i kësaj zone po sjell pamundësinë e realizimit të këtij plani rregullues, pasi jo vetëm kjo pjesë, por edhe në vazhdim të saj janë kilometra të tërë që janë mbushur me ndërtime të shumta pa asnjë lloj plani, ku pothuajse të gjtha janë pa asnjë lloj lejeje ndërtimi.
Lidhur me këtë problem është prononcuar edhe Zyhdi Dekovi, kryetari i komunës së Rrethinave, ku bën pjesë edhe zona në fjalë e parashikuar për zgjerimin e qytetit, i cili shprehet se vetë ata si komunë e kanë kërkuar disa herë zbatimin e studimit të bërë, madje komuna e Rrethinave ka kërkuar që zona ku parashikohet zgjerimi i qytetit të kalojë nga interurbane në urbane, pasi mundësia më e mirë, për të mos thënë e vetmja për të realizuar këtë zgjerim, është pjesa e komunës së rrethinave në rrugën Shkodër-Koplik.
Interesant është fakti se zona në fjalë është futur në vijën e verdhë, pra i takon qytetit dhe qytetarëve kësaj zone normalisht duhet të kenë punë me Bashkinë Shkodër, por faktikisht kjo nuk ndodh, sepse kjo zonë po administrohet nga komuna e Rrethinave. Megjithatë, për momentin, ndoshta nuk janë mundësitë, apo nuk është e nevojshme që të realizohet zgjerimi i qytetit në këtë zonë, por në të ardhmen natyrisht do të duhet të zbatohet plani i hartuar që në 1994 dhe kjo do të hasë në pengesa të mëdha që kanë të bëjnë me prishjen e banesave të ndërtuara pa leje.