Plagos me thikë, arrestohet agresori
17/06/2005 Egland Kulla ka qëlluar me thikë dy vëllezërit Et’hemi, njëri në gjendje të rëndë
SHKODER – Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një shtetas, i cili është prangosur shumë shpejt nga policia. Burimet nga komisariati i policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme, janë plagosur me armë të ftohtë dy vëllezërit Elvis Ethemi, 21 vjeç dhe Eltion Ethemi, 16 vjeç, që të dy nga lagjja “Kiras”, e qytetit të Shkodrës.
Ngjarja, po sipas të njëjtave burime, ka ndodhur në orën 18.00, në një lokal në periferi të lagjes ”Kiras”. Plagosja e dyfishtë e dy vëllezerve Et’hemi ka ndodhur pas një grindjeje të rastit, për motive të dobëta midis tyre dhe shtetasit 22-vjeçar Egland Kulla. Ky i fundit, në grindje e sipër, ka nxjerrë thikën dhe i ka therur të dy vëllezërit, njëri prej të cilëve, Elvisi, është në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Shkodrës.
Pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës kanë filluar punën për të zbardhur ngjarjen. Ata nuk e kanë patur shumë të vështirë për të identifikuar autorin e plagosjes së dy vëllezërve dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shumë shpejt, pas krimit të kryer, uniformat blu kanë mundur që të arrestojnë në afërsi të fshatit Golem, shtetasin Egland Kulla, i cili tashmë akuzohet për plagosje me dashje dhe mbajtje armësh të ftohta. Pas kryerjes së veprimeve të duhura proceduriale dhe mbylljes së dosjes, materialet përkatëse i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Shkodër për ndjekje të mëtejshme.