Qeveria shqiptare të garantojë zgjedhje të lira dhe të drejta
17/06/2005 Kongresi Amerikan i kalon për shqyrtim Komisionit të Jashtëm rezolutën për Shqipërinë
Kongresi Amerikan i ka kaluar dje për shqyrtim Komisionit të Jashtëm rezolutën për zgjedhjet në Shqipëri. Pas shqyrtimit nga Komisioni i Jashtëm, kjo rezolutë do t’i kalojë Kongresit Amerikan për miratim. Në bazë të kësaj rezolute i kërkohet qeverisë shqiptare që të sigurojë zgjedhje të lira dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. “I kërkojmë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të sigurojë që zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 3 korrik 2005, të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të drejta”, thuhet në rezolutë. Gjithashtu rezoluta e Kongresit Amerikan flet dhe për angazhimet që duhet të kenë forcat politike në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Në rezolutë thuhet se qëllimi i miratimit të këtij dokumenti është nxitja që SHBA i jep qeverisë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. “Kongresi Amerikan mirëpret këtë mundësi të Republikës së Shqipërisë për të treguar vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e saj në hedhjen e hapave të mëtejshme drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, duke mbajtur zgjedhjet parlamentare më 3 korrik 2005, në përputhje me standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si është përcaktuar në Dokumentin e Kopenhagenit të vitit 1990. Nxit Presidentin që t’i transmetojë Qeverisë së Shqipërisë, të gjitha partive dhe kandidatëve politikë si dhe popullit shqiptar rëndësinë e madhe që Qeveria e Shteteve të Bashkuara i jep këtyre zgjedhjeve parlamentare, si një faktor thelbësor në përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në Rezolutën e Kongresit Amerikan.