Arrestohet autori i vrasjeve ne Shkoder

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Admir Tafili i dyshuar për dy vrasjet në Shkodër të vëllezërve Pjetrushi.
Tafili u arratis nga burgu i “Shën Kollit”, në Lezhë, në tetor të 2010-s, pasi ishte dënuar me 24 vjet burg për plagosjen e ish shefit të policisë së Malësisë së Madhe.
Dy vëllezërit nga fshati Grudë i Shkodrës, Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi u ekzekutuan mëngjesin e së premtes sapo kanë dalë nga banesa e tyre.
Ata ndodheshin në automjet kur u qëlluan për vdekje nga një breshëri automatiku.