Rusia kritikon për marrëveshjen me Qipron

Qeveria e Rusisë ka reaguar negativisht ndaj marrëveshjes midis Qipros dhe ministrave të Financave të Eurozonës, e cila prek depozituesit rusë në bankat qipriote.
Kryeministri Dmitry Medvedev e ka cilësuar këtë marrëveshje si “vjedhje”.
Sipas marrëveshjes, depozituesit e pasiguruar me më shumë se 100.000 euro në dy bankat më të mëdha të Qipros, do të përballen me humbje të mëdha parash, edhe pse nuk është ende e qartë se sa.
Ky ka qenë kushti që Qiproja të kualifikohet për paketën e ndihmës prej 10 miliardë eurosh.
Rusia ka numër të madh të investitorëve me para në bankat e Qipros./Indeksonline/